29 dhe 30 Qershori, ditët për t'u vaksinuar nëse jeni mbi 18 vjeç. Ja cili është procesi i aplikimit - Business Magazine Albania

29 dhe 30 Qershori, ditët për t’u vaksinuar nëse jeni mbi 18 vjeç. Ja cili është procesi i aplikimit

vaksinim

“Më shumë se 935 mijë vaksinime anticovid janë kryer deri tani, teksa do ta intensifikojmë këtë proces jetik në sezonin e verës, që është koha më e mirë për shtrirjen e vaksinimit masiv,” shkruan në profilin e saj të Facebook, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu.

Ditët e hapura të vaksinimit do të jenë në datat 29 dhe 30 Qershor në pikat e mëposhtme të vaksinimit në të gjithë vendin nga ora 08:00 në 20:00.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, aplikoni në portalin e-Albania për të kryer vaksinën antiCOVID gjatë dy ditë të hapura të vaksinimit masiv.

Qendrat e vaksinimit të hapur:

Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë

  • Sheshi Skënderbej
  • Stadiumi “Air Albania”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kavajë

  • Qendra Shëndetësore Kavajë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës

  • Shkolla “Jani Kukuzeli”
  • Qendra Shëndetësore Shijak

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Krujë

  • Qendra Shëndetësore Krujë
  • Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Dibër

  • Pallati i Kulturës Peshkopi

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mat

  • Qendra Shëndetësore Burrel
  • Qendra Shëndetësore Klos

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë

  • Qendra Kulturore Bulqizë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Elbasan

  • Qendra Shëndetësore nr. 4

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Librazhd

  • Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Librazhd

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh

  • Pallati i Kulturës Gramsh
  • Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Peqin

  • Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Peqin

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë

  • Qendra Rinore Korçë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec

  • Pallati i Kulturës Pogradec

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kolonjë

  • Qendra Sociale Kolonjë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Berat

  • Pallati i Kulturës Berat

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kuçovë

  • NJVKSH Kuçovë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Skrapar

  • Qendra Shëndetësore Çorovodë
  • Qendra Shëndetësore Poliçan

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër

  • NJVKSH Shkodër

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Malësi e Madhe

  • NJVKSH Malësi e Madhe

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë

  • Qendra Shëndetësore Pukë
  • Qendra Shëndetësore Fushë-Arrëz

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës

  • Pallati i Kulturës Kukës
  • Qendra Shëndetësore Kukës

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Has

  • Qendra Shëndetësore Krumë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tropojë

  • NJVKSH Tropojë
  • Qendra Shëndetësore Bajram Curri

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lezhë

  • Gjimnazi “Hydajet Lezha”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kurbin

  • NJVKSH Kurbin

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mirditë

  • Pallati i Sportit Mirditë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë

  • Pallati i Sportit

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Sarandë

  • Shkolla “9 Tetori”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë

  • Qendra Shëndetësore Delvinë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier

  • Qendra Shëndetësore nr.1 Fier
  • Qendra Shëndetësore nr.2 Fier
  • Qendra Shendetesore nr.3 Fier
  • Qendra Shëndetësore Patos
  • Qendra Shëndetësore Roskovec
  • Qendra Shëndetësore Cakran

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Lushnjë

  • Kinoteatri “Vaçe Zela”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Mallakastër

  • Kinemaja e qytetit

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër

  • Konvikti i djemve, Lagjia “18 Shtatori”

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Përmet

  • Bashkia Përmet

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tepelenë

  • Palestra e qytetit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0