Mashtrimi me Bitcoin/ Dy vëllezër afrikanë zhduken me 3.6 mld dollarë - Business Magazine Albania

Mashtrimi me Bitcoin/ Dy vëllezër afrikanë zhduken me 3.6 mld dollarë

Dy vëllezër afrikanë janë zhdukur së bashku me 69 mijë kriptmonedhat e tyre Bitcoin të cilat  kapnin vlerën e 3.6 bilion dollarëve apo rreth 5 miliardë lekëve.

Ata muk janë parë më prej muajsh prandaj edhe çështja për kapjen e tyre ka kaluar në hallka më të specializuara të investigimit policor. Deri më tani Ky është edhe mashtrimi më i madh në botën e kriptmonedhave.

Fillimi i mashtrimit daton në prillin e vitit të shkuar, në kohën kur  Bitcoin ishte në nivelet më të larta të çmimit. Ndërkohë vëllezërit Raees and Ameer Cajee përfituan nga situata dhe  njoftonin klientët se ishin bërë pjesë  e një sulmi kibernetik dhe se hakerat kishin vjedhur paratë e tyre.

Kjo gjë shqetësoi menjëherë investitorët, të cilët ngritën akuza ligjore për të nisur një investigim mbi kompaninë. Më pas doli në pah se fondet e klientëve ishin transferuar nëpërmjet kanaleve të ndryshme duke i bërë ato të pagjurmueshme.

Dy vëllezërit ishin edhe rast suksesi në Afrikën e Jugut, sepse në moshë fare të re kishin themeluar një kompani që vlerësohej në bilionë dollarë. Incidenti ka nxitur ligjvënësit të vënë rregulla më të forta në botën e kriptomonedhave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0