Pa test dhe pa vaksinë! Austria heq të gjitha kufizimet anti-COVID me Shqipërinë - Business Magazine Albania

Pa test dhe pa vaksinë! Austria heq të gjitha kufizimet anti-COVID me Shqipërinë

Për të gjithë ata që kishin planifikuar pushimet në Austri, tani më nuk duhet të shqetësohen. Kjo sepse sot Austria ka hequr të gjitha masat anti-COVID me Shqipërinë. Nuk ka asnjë kriter, as test negativ dhe as kriterin e vaksinës.

Megjithatë, të gjithë qytetarët që udhëtojnë në avion e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskës të një formatit FFP2. Austria është shteti i parë nga BE-ja që ka hequr të gjitha kufizimet me vendin tonë, ndërkohë që shtete e tjera e kanë të detyrueshme që të qytetari të ketë me vete testin negativ, që të ketë bërë një nga vaksinat apo edhe formularin PFL siç është në rastin e Greqisë.

https://www.facebook.com/tiranainternationalairport/posts/717518952293534

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0