Hapet ankandi për ngritjen e parqeve eolike, Rama: Do të kthehemi në një eksportuese energjie në rajon - Business Magazine Albania

Hapet ankandi për ngritjen e parqeve eolike, Rama: Do të kthehemi në një eksportuese energjie në rajon

Kryeministri Edi Rama, përmes një konference shtypi tha se Shqipëria do të shfrytëzojë për energji elektrike, jo vetëm fuqinë e ujit, por edhe ato të erës. Kryeministri theksoi se nga sot ankandi për ngritjen e parqeve eolike në vend është i hapur.

Sakaq, Rama nënvizoi rolin që ka deri më tani energjia elektrike e arritur përmes ujit. Sipas kryeministrit, shfrytëzimi i këtyre dukurive natyrore, do të bënte që vendi jo vetëm të mbulojë me energji të gjithë vendin tonë, por të kthehet në një eksportuese e saj në rajon.

“Kemi hyrë në fazën e një transformimi të rëndësishëm të sistemit tonë elektroenergjitë duke menduar dhe duke projektuar e realizuar diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike. Sigurisht që varësia nga moti është një varësi që e kemi bashkudhëtarë në këtë rrugë, si rezultat i prodhimit të përqendruar kryesisht te shfrytëzimi i fuqisë ujore, por edhe në këtë aspekt projekti i Sakavicës është një lajm i mirë, sepse na krijon mundësi të ulim varësinë nga moti, për shfrytëzimin e Sakavicës për të krijuar rezervë, për kohën kur s’ka shi dhe nga ana tjetër për të minimizuar fatalitetin e përmbytjeve të detyruara. Sot që flasim jemi në kantier në Parkun Anastas.

Të dy së bashku një fuqi e re e shtuar në sistem tonë elektroenergjitë që i shtohet edhe shfrytëzimi racional i burimeve të energjisë së erës. Do të ishte jo lehtësisht e realizueshme me standardet. Sukseset e pamohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë sot në këtë fushë një destinacion interesi për emrat më të mëdhenj të energjisë në botë.

Ne po ngjitemi drejt asaj maje që Shqiptarët meritojnë dhe ne mund të arrijmë falë shfrytëzimit me mençuri dhe profesionalizëm të këtyre burimeve kaq të pasura natyrore. Kjo do të thotë që shfrytëzimi i energjisë dhe kthimin e vendit tonë në eksportues neto në rajon, e bën Shqipërinë në vizionin tonë 2030 edhe më të arritshëm”, u shpreh Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0