“Cookies”, reklamimi që vjedh të dhënat e përdoruesve të internetit - Business Magazine Albania

“Cookies”, reklamimi që vjedh të dhënat e përdoruesve të internetit

 

Një organizatë për mbrojtjen e privatësisë në internet ka marrë shumë ankesa për “cookies”, një llojë reklamimi që mendohet se vjedh të dhënat e përdoruesve të internetit. Kompania e quajtur “Noyb” e drejtuar nga avokati austriak i privatësisë Max Schrems, synon të zgjidhë këtë problem me kompanitë e reklamimeve në rrjete sociale dhe në faqe uebi.

“Sipas ligjit, përdoruesve duhet t’u jepet një opsion i qartë po / jo”, tha grupi. Nga ana tjetër grupet e marketingut kanë fajësuar rregullat e rrepta të privatësisë së BE për krijimin e problemit. “Cookies” përdoren për të gjitha llojet e reklamave, por një nga përdorimet kryesore të tyre është për ndjekjen e reklamave të palëve të treta kjo është arsyeja pse reklamat për një produkt për të cilin mund të keni kërkuar ju “ndjekin” nga një faqe në tjetrën. Pasi Rregullorja e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) u zbatua në 2018, faqet e internetit filluan të shfaqin forma të ndryshme për të tërhequr shikuesit.

Shumë uebfaqe i detyrojnë përdoruesit të heqin pëlqimin për dhjetëra partnerë të marketingut individualisht, një proces që mund të zgjasë disa minuta. Të tjerët theksojnë “pranoji të gjithë” me një ngjyrë të gjelbër ose e bëjnë atë më të dukshme. Kompania Noyb nga një vëzhgim i fundit tregon se lloji i formës është krijuar për të parë reklamat është “jashtëzakonisht i komplikuar dhe përdoruesit e thjeshtë dhe pa bazë informuese detyrohen të pranojnë kushtet për të arritur tek faqja që dëshirojnë”. Shumica e siteve ‘nuk përputhen’

Për të luftuar këtë, grupi ka krijuar një sistem të automatizuar, i cili tregon se nëse ka shkelje mund të gjenerojë automatikisht një ankesë nën sistemin e quajtur GDPR. Kompania pretendon se “shumica e reklamave nuk janë në përputhje me kërkesat e GDPR”. Gjobat mund të jenë deri në 20 milion euro ose 4% të të ardhurave totale të një kompanie.

“Nga 500 faqet në grupin e parë të ankesave, 81% nuk kishin asnjë opsion “refuzimi” në faqen e parë, por më tepër të fshehur në një nën-faqe. Rreth 73% përdori “ngjyra dhe kontraste mashtruese” për t’i çuar përdoruesit të klikonin “prano” dhe 90% nuk ofruan asnjë mënyrë të thjeshtë për të tërhequr pëlqimin,”shpjegon një përfaqësues i kompanisë.

Noyb thotë se së pari po lëshon drafte ankesash në 10,000 faqet e internetit më të vizituara në të gjithë Evropën, së bashku me udhëzimet se si të ndryshosh cilësimet. Por thotë që nëse firmat nuk respektojnë brenda një muaji, ajo do të paraqesë ankesa të plota zyrtare pranë autoriteteve të zbatimit.

“Nëse është i suksesshëm, përdoruesit duhet të shohin opsione të thjeshta dhe të qarta “po” ose “jo” në internet në muajt e ardhshëm,” tha përfaqësuesi i Noyb.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0