Prodhimi i Bitcoin në Shqipëri/ Katërfishohet çmimi i pajisjeve prodhuese - Business Magazine Albania

Prodhimi i Bitcoin në Shqipëri/ Katërfishohet çmimi i pajisjeve prodhuese

Kartat grafike për kompjutera janë një nga pajisjet më të kërkuara të momentit në pikat ku tregtohen pajisjet kompjuterike. Por për çfarë përdoren?Pjesa më e madhe e kërkesave janë për prodhimin e monedhave virtuale. Tregtuesit e këtyre pajisjeve tregojnë se ka pasur një kërkesë të vazhdueshme me një fluks të shtuar në 6-7 mujorin e fundit. Çmimet e tyre variojnë nga 2 deri në 4 mijë euro.

Me gjithë çmimin stratosferik që thuajse është katërfishuar sipas tyre gjatë kësaj periudhe, kërkesa për blerjen e tyre nuk po njeh rënie, një trend që po konstatohet edhe në vende të ndryshme të botës, ku ka marrë hov zhvillimi i kriptovalutave në mënyrë të ligjshme ose jo. Përveç kartave grafike, tregtuesit shpjegojnë se javët e fundit ka pasur një kërkesë të shtuar edhe për SSD dhe hardisqe, variante që kanë shumë hapësira në arkiva që përdoren po për prodhimin e monedhave dixhitale.

Përveç dyqaneve fizike, një brom kërkesash konstatohet edhe në dyqanet online. Me një kërkim të thjeshtë nëpër faqet online që shesin pajisje kompjuterike rezulton se për kartat grafike me vlerë nga 1 deri në 2 mijë euro nuk ka gjendje ose janë në sasi të pakta.

Edhe në dyqanet më të mëdha online në botë këto pajisje shoqërohen me mbishkrimin drejt fundit. Fluksi i kërkesave për karta grafike e së fundmi për pajisje të tjera që përdoren për këtë qëllim ka bërë që të krijohet stok në dyqane për pjesën tjetër të pajisjeve që përdoren për lojëra apo shërbime të tjera.

Kjo së bashku me rastin e fundit të pak ditëve më parë ku një vrasje në kryeqytet veç autorit zbuloi edhe pajisjet e prodhimit të monedheva dixhitale janë një sinjal që “minierat e monedhave virtual” po funksionojnë edhe në Shqipëri. Kjo e fundit ka tashmë një ligj të miratuar prej gati një viti që legjitimon përdorimin e tyre, por ende i paplotë për t’u zbatuar në mungesë të zbardhjes së akteve nënligjore që janë drejt finalizimit. Aktualisht, vlera e monedhës virtuale më të njohur në botë Bitcoin ka arritur në 57 mijë dollarë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0