Linjat ajrore pritet të humbin 48 miliardë dollarë këtë vit - Business Magazine Albania

Linjat ajrore pritet të humbin 48 miliardë dollarë këtë vit

Transportuesit globalë mund të përballen me humbje gati 48 miliardë dollarë këtë vit ndërsa sektori i trazuar po përpiqet të rikthehet nga pandemia e koronavirusit, ka thënë Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Shifrat e reja, të paraqitura nga organi global i linjave ajrore të Mërkurën, janë rreth 25% më keq sesa parashikohej. Ajo kishte parashikuar më herët një deficit prej 38 miliardë dollarësh. Humbjet e industrisë së linjave ajrore pritet të arrijnë në rreth një të tretën e asaj që sektori i trazuar pa në vitin 2020, kur humbi më shumë se 126.4 miliardë dollarë ndërsa përhapja e koronavirusit detyroi qeveritë të mbyllnin kufijtë.

“Kjo krizë është më e gjatë dhe më e thellë sesa çdokush mund të kishte pritur. Humbjet do të zvogëlohen nga viti 2020, por dhimbja e krizës rritet,” tha Drejtori i Përgjithshëm i IATA Willie Walsh në një deklaratë. Ai shtoi se kufizimet e udhëtimit të vendosura nga qeveritë ende ndikojnë në kërkesën për udhëtime ndërkombëtare. Agjencia tani pret që trafiku global në 2021 të arrijë në 43% të niveleve të para krizës. Sipas IATA, kjo shënon një përmirësim krahasuar me vitin e kaluar, por është akoma “larg rimëkëmbjes”.

“Humbjet e industrisë së kësaj shkalle nënkuptojnë një djegie parash prej 81 miliardë dollarë në 2021 mbi 149 miliardë dollarë në vitin 2020”, tha agjencia, duke shtuar se ndihma qeveritare ka parandaluar falimentimet e përhapura në industrinë që është përgjegjëse për miliona vende pune në të gjithë botën.

Të hënën, Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi synimin e tij për të zgjeruar këshillimin “Mos Udhëtoni” në rreth 80% të vendeve në të gjithë botën për shkak të rreziqeve të lidhura me pandeminë. Më parë këtë muaj, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sinjalizoi se nuk është e sigurt nëse udhëtimet ndërkombëtare jo-thelbësore mund të rinisin më 17 maj siç ishte planifikuar fillimisht.

IATA vuri në dukje se mungesa e progresit në rihapjen e sektorit të aviacionit ndikon në ekonominë e gjerë, duke vënë në rrezik një pjesë të konsiderueshme të 3.5 trilion dollarëve në PBB dhe 88 milion vende pune të mbështetura nga aviacioni.

Russia Today

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0