Bukinist zhvillon një intervistë me Pranvera Palushi, të enjten në orën 11:00, redaktuesen e shtëpisë botuese Living, ku do të flitet për romanet e Daniel Silva.
Daniel Silva është konsideruar si një ndër romancieret më të spikatur të romanit me intriga ndërkombëtare, në zhanrin e romaneve të spiunazhit. Vepra e tij ka ardhur në shqip përmes botimeve Living. Deri më tani janë botuar romanet “Agjenti anglez”, “Çështja Karavazho”, “Vajza angleze”, “Vejusha e zeze” dhe “Gruaja tjeter”.
Në Festivalin e Librit – Bukinist 2021 ne kemi ftuar Pranvera Palushin, redaktoren e shtëpisë botuese Living me të cilen do të flasim për botimin në shqip të veprës së Daniel Silvas, komunikimin e veprës me lexuesin shqiptar, arsyet pse pëlqehet kaq shumë dhe planet për të sjellë në shqip veprën e këtij autori të njohur amerikan.
Për të ndjekur takimin vizitoni faqen e Facebook të Bukinist këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto