Leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit - Business Magazine Albania

Leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit

Edhe pse Ever Given sërish mund të lëvizë, tregtia botërore do t’i ndjejë gjatë pasojat e bllokimit të Kanalit të Suezit. Zinxhirët e furnizimit janë stërngarkuar edhe për shkak të Coronës, thotë Henrik Böhme. Pas disa ditësh përpjekjesh, anija e madhe me kontejnerë që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, emrin e të cilës Ever Given tani e njeh mbarë bota, sërish mund të lëvizë. Kjo nuk do të thotë që trafiku është kthyer në normalitet në një prej rrugëve kryesore ujore për transportimin e mallrave. Por është një lajm i mirë për tregtinë botërore fakti që ky gjigand mund të mënjanohet dhe nuk ka nevojë të shkarkohen me qindra kontejnerë. Sepse çdo ditë shtesë e bllokimit kushton para të gatshme: Shoqata e sigurimeve Allianz vlerëson humbjet javore midis gjashtë dhe dhjetë miliardë dollarë.

Kjo nuk është për t’u habitur, kur dihet se 13 përqind e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë botërore kalon nëpër këtë Kanal midis Detit të Kuq dhe Mesdheut. Kjo është rruga më e shkurtër detare për shkëmbimin e mallrave midis Azisë dhe Evropës. Por ai është – e këtë e kanë dëshmuar qartë ditët e fundit – si një vrimë gjilpëre me një kalueshmëri të kufizuar. Ndaj mjafton një stuhi rëre, e ndoshta edhe një kapiten jo tepër i kujdesshëm, që arteria e tregtisë botërore të bllokohet.

Problemi just-in-time

Dhe pikërisht si tani bllokohen të paktën 400 anije të tjera (të ngarkuara me mallra në vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh) në hyrje të Kanalit. E drejtuesve të anijeve u mbetet vetëm të shpresojnë se kanali do të zhbllokohet. Po çfarë duhet të bëhet nëse të gjitha anijet e vonuara mbërrijnë në të njëjtën kohë, apo just-in-time? Pandemia Corona ka bërë të qartë edhe një gjë tjetër: Të gjitha gjërat janë qepur në kornizë, e kjo shumë shpejt mund të shqepet!

LEXO: Bllokimi i kanalit të Suezit po shkakton 9.6 miliard dollarë humbje ditore

Që në fillim të pandemisë, kur Kina i mbylli fabrikat e saj dhe shpalli mbylljen e vendit, u pa në një moment se kontejnerët nga Kina nuk mbërrinin me kohë dhe mungonin pjesë të rëndësishme në linjat e prodhimit. Më vonë edhe Evropa i mbylli fabrikat e saj – për shembull, blerësit në ndërmarrje raportuan më pak kërkesë për pjesë elektronike në industrinë e automobilave. E kur fabrikat aziatike të çipave filluan përsëri të punojnë, prodhimi atje ndryshoi, sepse ndryshuan edhe kërkesat për miliona produkte. Por pas rifillimit të prodhimit të makinave, mungonin pjesë, si në Volkswagen, për shembull, i cili nuk ishte në gjendje t’i montojë 100.000 makina vitin e kaluar për shkak të mungesës së pjesëve. Pas djegies së një fabrike të çipave në Japoni u bë e qartë se problemet mund të zgjasin edhe më shumë.

Pengesat në furnizim

Pengesat në furnizim janë vërejtur kohët e fundit edhe në fusha të tjera të industrisë. Për shembull, në Gjermani ka tani mungesa të biçikletave. E kjo ka të bëjë me mungesën e mjeteve të transportit, sepse avionët prej një viti nuk janë duke fluturuar si më parë, e me këta avionë janë dërguar edhe shumë mallra.

Kriza e Coronës nuk do të thotë se ka ardhur fundi i globalizimit. Shpresa e atyre që thonë se me këtë krizë do të marrë fund edhe tregtia botërore nuk do të plotësohet. Por kjo nuk do të thotë se globalizmi po funksionon mirë. Përkundrazi: shumë gjëra duhet të bëhen më mirë, si për shembull respektimi i standardeve të duhura sociale në punë. Sipërmarrjet dhe kompanitë kaherë kanë filluar të bëjnë llogaritë, nëse është më mirë që të grumbullojnë pjesët e domosdoshme dhe të kenë rezerva. Sepse një gjë është e sigurt – bllokadat si kjo e Kanalit të Suezit do të ndodhin edhe në të ardhmen dhe do të pengojnë rrjedhën e tregtisë botërore.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0