Starton “Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship” - Business Magazine Albania

Starton “Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship”

Bright Minds

Unioni i Sipërmarrësve të Rinj dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me organizata partnere shpall Konkursin “Bright Minds 2021”. Të gjithë Kontribuesit Vullnetarë të interesuar mund të jenë pjesë në edicionin e dytë të konkursit “Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship”.

Ky konkurs, vjen për të dytën herë si një përvojë e pasur e promovimit dhe motivimit të praktikave më të mira në treg dhe zgjerohet aktualisht për të gjithë sipërmarrjen në tërësi, duke përfshirë edhe atë të Biznesit Shqiptar të Diasporës, të rinjtë vullnetarë dhe inovativ me kontributin e tyre në zhvillimin e biznesit.

Procedura e aplikimi:

Nominoni vullnetarin me kontribut më të lartë në zhvillimin e sipërmarrjes duke dërgo të dhënat në e-mail në: info@yaeu.al, ose info@adbc.al Emër biznesi, kontakt të të nominuarit.

Lexo: Edhe në kohë pandemie mund të shkëlqesh. Startup-i dhe Sipërmarrësi i vitit 2020 vijnë në numrin 25 të revistës

Afati i nominimeve deri më 20 Mars 2021, ora 24:00. Më pas procesi do të vijojë në tri faza të përcaktuara nga komisioni:

Faza I – Komisioni do të kontaktojë të nominuarit;

Faza II – Komisioni do të intervistojë aplikantët online apo fizikisht sipas volumit dhe angazhimit të intervistave;

Faza III – do të përzgjedhë 3 (tre) të nominuar

Secili nga të nominuarit e përzgjedhur në tre kandidatët e fazës finale, do të prezantojë në 30 sekonda aktivitetin dhe suksesin e lidhur me të.

Data e ceremonisë finale do të komunikohet pas datës 20 Mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0