Facebook angazhohet të ndalojë keqinformimin rreth sigurisë së vaksinës antiCovid - Business Magazine Albania

Facebook angazhohet të ndalojë keqinformimin rreth sigurisë së vaksinës antiCovid

Facebook

Facebook, bëri të ditur në fillim të kësaj jave se po shton etiketa tek postimet që diskutojnë sigurinë e injeksionit. Përmes kësaj, Facebook do të etiketojë së shpejti të gjithë postimet mbi vaksinat. Gjigandi i medias sociale është kritikuar vazhdimisht nga autoritetet për lejimin e keqinformimit në platform rreth vaksinës.

Kompania ka theksuar se do të prezantojë një mjet në SHBA, për t’u dhënë njerëzve informacion mbi qendrat ku mund të merren vaksinat dhe se do të shtojë një fushë të informimit ndaj Covid-19 në Instagram. Në platformat e mediave sociale kan qarkulluar gjatë pandemisë pretendime false dhe teori konspiracioni ndaj vaksinës kundër COVID.

Facebook dhe Instagram, të cilat kanë shtërnguar së fundi politikat pas mospërfshirjes prej kohësh, vazhdojnë të jenë burime për llogari të shumta që japin informacione të rreme për vaksinat.

Chris Cox, shefi i Produktit të Facebook, tha në një intervistë se kompania i ka marrë shumë seriozisht pretendimet false dhe shtoi se ka një numër të madh të njerëzve që nuk bëjnë dallimin mes keqinformimit dhe dyshimeve.

Kompania pranoi se do etiketojë postimet në Facebook dhe Instagram që diskutojnë sigurinë e vaksinës me tekst që thotë se, “vaksinat kalojnë përmes testeve sigurisë përpara se të miratohen”.

Prej muajit shkurt, Facebook dhe Instagram kanë bërë të ditur se kanë hequr 2 milionë përmbajtje.

SkyNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0