Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se ka marrë 329 nominime për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 2021. Organizata me seli në Oslo tha se ky është numri i tretë më i lartë i kandidatëve, i regjistruar ndonjëherë.
Rekordi prej 376 kandidatësh është arritur në vitin 2016. Nominimet e këtij viti përfshijnë 234 individë dhe 95 organizata.
“Kjo pasqyron shumë interes ndërkombëtar për Çmimin Nobel për Paqe”, tha sekretari i Komitetit të Nobelit, Olav Njoelstad.
Komiteti nuk zbulon se kush është nominuar. Por, ata që nominojnë, mund t’i zbulojnë zgjedhjet e tyre. Të nominuarit për këtë vit përfshijnë liderin rus të opozitës, Aleksei Navalny, lideren në mërgim të opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg, dhe aktivisten e të drejtave në SHBA, Stacey Abrams.
Lista përfshin edhe ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Organizatat e nominuara përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve dhe vëzhguesit e mediave: Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Laureati i Nobelit për këtë vit do të shpallet në tetor. Programi Botëror për Ushqim e ka fituar Nobelin për Paqe vitin e kaluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.