10 sfidat ekonomike të partive politike në prag fushate, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj - Business Magazine Albania

10 sfidat ekonomike të partive politike në prag fushate, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj

Shoqata e Investitorëve të Huaj  (FIAA) i kërkon qeverisë shqiptarë që të vijojë reformën në drejtësi. Ky  është elementët kyç, sipas dokumentit të saj, për përmirësimin e klimës së biznesit.

Duke theksuar hapat e bërë, deklarata e FIAA-s kujton se sfida të mëdha mbeten përpara.

Deklarata vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare, ndaj kërkon që partitë politike të shprehin qartë në programin e tyre mbi sfidat kryesore të Shqipërisë. Ajo e rendit kvto sfida si më poshtë:

1-Nevoja për përmirësim të menjëhershëm të sistemit gjyqësor shqiptar.

2-Nevojë për rregulla të përmirësuara procedurale, duke siguruar në veçanti transparencë më të madhe në vendimet paraprake të administratës fiskale në tërësi si dhe respektim të rimbursmit të TVSH-së.

3-Përmirësim i procesit të lejeve duke pasqyruar nevojat e industrive specifike dhe zvogëlim i vonesave në marrjen e lejeve të ndërtimit.

4-Kordinim më i mirë mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale për të shmangur veprimet arbitrare kundër bizneseve që janë vendosur në njësitë administrative.

5-Përmirësimi i dialogut me biznesin dhe reagim i duhur i institucioneve përgjegjëse me të cilët investitorët e huaj dhe vendas punojnë në Shqipëri.

6-Mbështje për dixhitalizimin e mëtejshëm të administratës publike dhe veçanërisht në drejtim të ndarjes se të dhënave me subjektet private, më të shpejtë, më të sigurte të shërbimeve.

7-Krijimi i një skeme garancisë në mënyrë që të krijohet një nivel më i lartë mbrojtje për bizneset  në rastet e katastrofave mjedisore apo shëndetësore si kjo e COVID-19.

8-Mbështetje për ekonominë e shkallës duke kombinuar grande publike me fonde private, sidomos në ekonominë rurale.

9-Rritja e investimeve publike  në arsimin profesional me qëllim përhapjen e kulturës së sipërmarrjes në brezin e ri.

10 Fokus në konkurrencën e për të nxitur investimet. Projektet e reja të jepen përmes një procesi konkurrues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0