Programi do të bazohet në ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” si dhe Udhëzimet dhe Vendimet në zbatim të tij.
Objektivi i këtij trajnimi është trajtimi i çështjeve kryesore të legjislacionit për Fiskalizimin në Shqipëri, kërkesat e reja të këtij legjislacionit, elementet kryesore të fiskalizimit, procedurat që duhen ndjekur, zbatimi i tij në praktikë.
Ky trajnim është i përshtatshëm për të gjitha shoqëritë tregtare që janë subjekt i fiskalizimit duke përfshirë shoqëritë që shesin mallra dhe shërbime, institucionet financiare (bankare dhe jobankare), personat fizikë që ushtrojnë veprimtari tregtare etj.
Axhenda
- Prezantim i kuadrit të përgjithshëm të legjislacionit të fiskalizimit
- Kush është subjekt i ligjit
- Afatet e fillimit të fiskalizimit
- Përkufizime të rëndësishme
- Aspekte të tjera të rëndësishme
- Detyrimi për të lëshuar faturat për furnizimin e shërbimeve dhe mallrave
- Kush duhet të lëshoje faturen dhe kush është i përjashtuar,
- Momenti i lëshimit,
- Kërkesat për lëshimin e faturës
- Përmbajtja e faturës
- Procedura e fiskalizimit dhe e lëshimit të faturave tatimore
- Regjistrimet për pagesat me dhe pa para në dorë
- Dispozita të veçanta në lidhje me fiskalizimin
- Shembuj praktikë për fiskalizimin
- Pyetje-përgjigje në lidhje me fiskalizimin
Axhenda më sipër do trajtohet në dy dite në afat prej 2.5 – 3 orë në ditë.
Trajnuesja: Mirjeta Emini
Mirjeta është një nga ekspertet më të mira në fushën e tatimeve dhe taksave në Shqipëri. Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor në Shqipëri dhe Kosovë si dhe të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, duke u bërë një këshilluese shumë e mirë për shoqërite vendase dhe të huaja si në Shqiperi ashtu dhe në Kosove.
Ka qenë shpesh e përfshire në transaksione komplekse që kërkojne këshillime tatimore në lidhje me çështjet e tatim fitimit, TVSH, çështjet doganore, si dhe tatimeve te tjera direkte dhe indirekte. Mirjeta ka dhëne gjithashtu një ndihmese të rëndesishme në përmiresimin e legjislacionit tatimor dhe kontabël për shoqërite tregtare dhe për organizatat jo-qeveritare.
Anetarësime në shoqata profesionale:
- Instituti i Eksperteve Kontabël të Autorizuar (IEKA) – Auditor Ligjor
- Shoqata e Kontabilisteve dhe Auditorëve të Çertifikuar të Kosovës
- Partners for Change – Anëtare e Bordit
- Këshilluese pranë Keshillit Kombetar të Kontabiliteti
- Data dhe Orari: 5:00 PM – 8:00 PM CET. Sesioni I: E Enjte, 18 Shkurt 2021
Sesioni II: E Premte, 19 Shkurt 2021
Trajnimi do te zhvillohet online nepermjet platformes ZOOM
Çmimi
80 EUR
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.