Kina, tashmë vendi me trenat më shpejtësinë më të madhe në botë, ka zbuluar projektin më të ri për ndërtimin e trenti të ri me shpejtësi të lartë. Maglev mund të arrijë shpejtësinë deri në 620 kilometra/orë.
Treni punon me fuqi përcjellëse në temperaturë të lartë, duke dhënë ndjesinë se noton përgjatë shinave të magnetizuara.
Trenime gjatësi 21 metra u prezantua para mediave gjatë këtij muaji në qytetin Chengdu, në provincën Sichuan më 13 janar me një test në 163 metra.
Përveç kësaj, studiuesit e universitetit ndërtuan 165 kilometra pistë për të demonstruar se si do të dukej treni .
Lexo: Kargo ajrore, drejt rritjes pas pandemisë
Sipas profesorit He Chuan, treni mund të jetë funksional pas 3-10 vitesh. “Sichuan ka burime të rralla të tokës, e cila është bërë shumë e dobishme për ndërtimin nga ana jonë e gjurmëve të magnetit të përhershëm, duke promovuar kështu zhvillimin më të shpejtë të eksperimenteve”.
Treni i parë i shpejtë Maglev, ka filluar të funksionojë në vitin 2003, duke ecur me një shpejtësi maksimale prej 431 km/orë.
Lojërave Olimpike Dimërore 2022 kanë nxitur projektet kineze në infrastrukturë. Së fundi, Kina prezantoi trenin e ri, krijuar për të përballuar temperaturat e ulëta. Ai është quajtur treni i akullt.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.