Shqipërisë po i ikin intelektualët, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë - Business Magazine Albania

Shqipërisë po i ikin intelektualët, OECD: E katërta në botë për rritjen e emigracionit të njerëzve të aftë

MONITOR- Vala e re e emigracionit po përfshin jo vetëm familjet por edhe shtresën e aftë të popullsisë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016.

Për periudhën në fjalë, rritja e normës së emigrimit së personave me aftësi të larta është 14.6 pikë përqindje (pp), pas Liberisë (27.9) dhe Butanin (15.4) dhe në të njëjtin nivel me Moldavinë. Pas Shqipërisë renditet Rumania, me rritje 11.8pp.

Në përgjithësi, gjithë Ballkanit i kanë ikur intelektualët. Për Bosnjën rritja është 11.5pp, për Maqedoninë e Veriut 10pp. Shqipëria renditet edhe ndër 10 vendet e para në botë për normën e emigracionit të personave me aftësi të larta, duke e pasur këtë tregues 38.1%, që sipas tabelës së OECD pozicionohet në vendin e tetë në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e te cilit nuk po njeh zbutje, por ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante. Emigracioni është një fenomen që prek vendet më të ardhura të ulta dhe të gjitha shtresat e popullsisë, por te arsimuarit kanë prirje për të emigruar më shumë.

Sipas raportit, në Europë, vendet e Ballkanit janë ndër burimet më të mëdha të emigrantëve. Për shembull, Shqipëria ka një normë totale emigrimi prej 29%, Bosnja dhe Hercegovina prej 20% dhe Maqedonia Veriore prej 18%.

Në përgjithësi, nivelet e emigracionit të personave me arsim të lartë janë pothuajse gjithmonë më të larta se nivelet totale të emigracionit. Kjo përzgjedhje pozitive e emigrantëve është e lidhur me disa faktorë: jo vetëm individët me arsim të lartë zakonisht kanë më shumë mundësi financiare për t’u angazhuar në migracionin ndër-shtetëror sesa kolegët me kualifikim më të ulët, por gjithashtu shumë vende të OECD kanë miratuar politika më të favorshme migrimi për personat me aftësi të larta. Shkalla e përgjithshme e emigrimit të individëve me arsim të lartë drejt vendeve me mirëqene të lartë OECD vendet është 16% në 2015-16. Tek të arsimuarit me arsim te mesëm është 5%.

Megjithatë, ka ndryshime të mëdha në të gjithë vendet e origjinës. Për shembull, vendet të tilla si Mozambiku dhe Somalia kanë shkallë të lartë të emigracionit me afërsisht 30%, dhe këto dyfishohen në mbi 66% në rastin e Trinidad dhe Tobago dhe Guajana. Ndërsa sa i përket numrit të lartë të emigrantëve të arsimuar drejt zonës së OECD, India kryeson me mbi 3 milion emigrantë me nivel të lartë të arsimit, të ndjekur nga Kina (2 milion) dhe Filipine (1.8 milion).

Vetë vendet e OECD-së kanë një numër të madh të personave të arsimuar që punojnë në vende të tjera. Afërsisht 1.4 milionë gjermanë dhe 1.7 milion britanikë me diploma universitare banojnë në vendet e tjera të OECD-së. Në mesin e të arsimuarve me nivel të ulët, shkalla e emigracionit është 5.4% për burrat dhe 5.8% për gratë.

Ndër të arsimuarit e lartë, shkalla i emigrimit të burrave dhe grave është pothuajse identik në 8.6%. Një studim i mëparshëm i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, tregoi se Shqipëria renditet në mesin e e vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Numri i studentëve shqiptarë në vendet e OECD u rrit me 430% në vitin 2016 në raport me vitet 2000.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0