Business Magazine Albania për të parin vit ndërmori nismën për të shpallur “Sipërmarrësin dhe Startup-in e vitit 2020”
Një proces i cili nisi në fillim të muajit dhjetor 2020 me nominimet për të dyja kategoritë dhe më pas me hapjen e votimeve për startup-et dhe sipërmarrësit të cilët ishin më të nominuarit.
Lindi si ide pikërisht në këtë vit të vështirë, me dëshirën dhe synimin për të motivuar moralisht sipërmarrësit dhe startup-et.
Të dy fituesit do të jenë pjesë e kopertinës periodike të Business Magazine Albania, e cila do të hidhet në treg në Janar 2021 në version të printuar dhe online.
Fituesit u shpallën në Live ME dhe për vitin 2020 në kategoritë përkatëse janë:
- Sipërmarrësi i viti 2020- Altin Prenga, themelues i Mrizi i Zanave
- Startup-i i vitit 2020- CARDO AI
Klikoni link-un në vijim për t’u njohur me startupet dhe sipërmarrësit e nomunuar.
Klikoni link-un në vijim për të parë shpalljen e fituesve për të dyja kategoritë.
“Any time is a good time to start a company.” –Ron Conway, Startup Investor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto