SH.B.A. humbi 45% të bankave tregtare që nga viti 2000, por të ardhurat neto u rritën me 207% - Business Magazine Albania

SH.B.A. humbi 45% të bankave tregtare që nga viti 2000, por të ardhurat neto u rritën me 207%

Faktorë të ndryshëm kanë shkaktuar mbylljen e bankave tregtare të Shteteve të Bashkuara me gati 50% gjatë njëzet viteve të fundit. Të dhënat e Finbold.com tregojnë se numri i përgjithshëm i bankave tregtare në SH.B.A. ka rënë me 45.65% që nga viti 2000. Në fillim të shekullit, numri ishte në 8,315, ndërsa në vitin 2020, parashikohet të shkojë në 4,376.

Studimi u fokusua gjithashtu tek ardhurat neto të bankave tregtare të SH.B.A.-së midis 2000 dhe 2019. Pavarësisht numrit në rënie të bankave tregtare, ata kanë regjistruar një rritje të ardhurave neto me 207.38%.  Në vitin 2000, të ardhurat neto ishin 70.79 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2019, kapën shifrat e 217.6 miliardë dollarë. Të ardhurat neto më të ulta u regjistruan në 2009 me 11,61 miliardë dollarë. Rënia rekord u regjistrua në prag të krizës ekonomike që goditi botën.

Kriza financiare përshpejtoi mbylljet e bankave

Mbyllja e bankave tregtare në SH.B.A. është ndikuar kryesisht nga ndryshimi i preferencave të konsumatorëve dhe përmirësimet në teknologjinë financiare. Në të kaluarën, klientët u janë drejtuar gjithnjë e më shumë ATM-ve, e-banking dhe aplikacioneve për të kryer procedurat rutinë. Kjo do të thotë që bankat mund të mbyllin degët më pak fitimprurëse pa sakrifikuar pjesën e tyre tw tregut.

Siç tregojnë të dhënat, gjatë krizës ekonomike të vitit 2009, të ardhurat neto të bankave tregtare të SHBA ranë ndjeshëm. Vlen të përmendet se në vitin 2020, koronavirusi shkaktoi një krizë financiare globale. Nëse ka një rënie në të ardhurat neto, nuk do të jetë me të njëjtën madhësi të një dekade më parë, pasi që shumica e bankave u mbështetën në zgjidhje teknologjike për të vazhduar shërbimin. Veçanërisht, shumica e bankave kanë krijuar produkte të reja, posaçërisht për të përmbushur klientët digjitalë.

Pandemia gjithashtu ka përshpejtuar mbylljen e bankave në SH.B.A. Gjatë krizës, mbyllja e degëve shihet si një mënyrë e ruajtjes së kapitalit, i cili përmirëson fitimet dhe rrit kapitalin. Në përgjithësi, pandemia i ka detyruar bankat të ristrukturojnë degët e tyre ose mbylljen e disa prej degëve të tyre. Potencialisht, kriza do të ketë një ndikim të zgjatur në industrinë bankare.

Mbylljet e bankave është përshpejtuar gjithashtu edhe pas krizës ekonomike të vitit 2009 kryesisht për shkak të një vale bashkimesh dhe blerjesh (M&A). Kriza ofroi një mundësi për të ulur koston përmes mbylljeve së zyrave joeficente. Kriza më tej detyroi shumicën e bankave të ndërpresin operacionet e tyre pas presioneve për të siguruar fitime, kjo për shkak të normave me interes të ulët dhe rritjes së kostove rregullatore.

Banking në të ardhmen 

Ndërsa më shumë preferojnë e-banking, bankat me degë të mëdha po punojnë me shpejtësi për të zvogëluar dëmet. Shumica e bankave vazhdojnë të përgatiten për mbylljet duke caktuar ambasadorë dixhitalë për të edukuar klientët brenda degëve të tyre për opsionet e ndryshme digjitale që disponojnë. Nga ky këndvështrim, bankat në mënyrë aktive inkurajojnë klientët të përdorin kanale digjitale për të kryer biznesin e tyre.

Nga trendi, është e pashmangshme që tendenca e mbylljes së degës do të vazhdojë ndërsa evoluojnë preferencat e konsumatorit dhe teknologjia financiare përfshihet në jetën e njerëzve.

Duket e pashmangshme që konsumatorët dhe bizneset gjithnjë e më shumë do të kenë akses në shërbimet bankare me ndihmën e teknologjisë. Megjithëse disa banka po rrisin numrin e degë të tyre, numri nuk ka arritur të përputhet me mbylljet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0