Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të mbahen maskat mbrojtëse në shtëpi për të parandaluar infektimet e reja me COVID-19, në rast vizitash nga jashtë dhe kur nuk është e mundur ruajtja e distancës fizike.
Përveç kësaj, maskat në shtëpi duhet të mbahen gjatë vizitave kur është e paqartë nëse dhoma është ajrosur siç duhet. OBSH-ja kishte mbështetur mbajtjen e maskave në ambiente të ngushta, por nuk kishte përcaktuar udhëzimet për hapësirat private.
Agjencia shëndetësore e KB tani rekomandon, gjithashtu, një përdorim më të gjerë të maskave në objektet e kujdesit shëndetësor. Personeli i administratës dhe punonjës të tjerë që nuk janë të përfshirë në kujdesin klinik u shtuan në listën e personave që duhet të mbulojnë hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.