“Kur të vijë vaksina kundër COVID ajo do të jetë falas për të gjithë”. Ky është lajmi i konfirmuar nga kryeministri Edi Rama sot nga kryeministria së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Një paketë e tretë me mbështetje ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë ekonomike por edhe për barnat esenciale për të prekurit nga Covid është paralajmëruar nga Kryeministri. Rama njoftoi planin me shifra konkrete financimesh për të gjithë këtë periudhë të vështirë që pritet në muaj në vijim. Rama tha se janë parashikuar të gjitha masat ekonomike dhe shëndetësore, duke njoftuar se edhe personeli mjekësor do të marrë shpërblimin financiar që i takon, që sipas Kryeministrit do të çojnë në shtëpi më shumë sesa do të çonin nëse do të punonin në Gjermani.
“Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 miliardë, ose 9.4 përqind të buxhetit, vetëm për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Është financimi më i lartë publik për një vit. Pjesë e këtij buxheti do të jetë edhe rritja e pagave 40% për 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë.
Po ashtu është një paketë e tërë specifike, 15 milionë euro, e siguruar nga Banka Botërore. Plus paketa për vazhdimin e luftës me Covid, 1.7 miliarda për mjetet e mbrojtës personale, për oksigjenin, dhe për pagat e bonuset. Në këto kushte mjekët dhe infermierët tanë në spitalet Covid do të çojnë në shtëpi, fale edhe taksave të ulëta që kanë, do të çojnë në shtëpi me shumë se do të çonin në Gjermani.
LEXO: BE: Vaksina anti-COVID-19 do të jetë falas për Shqipërinë
650 milionë lekë janë vënë në dispozicion në rast se do të futen ,më shumë njerëz në luftën kundër Covid. Janë mjekë dhe infermierë në rezervë, të cilët janë të regjistruar me emër dhe mbiemër. 1.2 miliardë të tjera për kapacitete laboratorike në Institutin e Shëndetit Publik. Dhe 1.4 miliardë për financimin e vaksinë përmes aleancën covax.
Ndërkohe gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta firmosi marrëveshjen e qeverisë për të siguruar blerjen e vaksinës nga Covax Facility. Presidenti vlerëson se kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar.
“Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i mirëstudiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie.
Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.