Operacioni në Siri, lirohet grupi i parë i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl - Business Magazine Albania

Operacioni në Siri, lirohet grupi i parë i fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua më aftësi të kufizuar janë evakuar nga kampi i refugjatëve Al-Hawl në Sirinë, veriore, në kufi me Irakun. Njoftimi u bë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, drejtuesit e së cilës, bënë të mundur largimin e fëmijëve dhe gruas shqiptare. Në kampin Al Hawl, në të cilën gjenden në kushte të mjerueshme afro 70 persona, përveç refugjatëve, mbahen të burgosur dhe disa mijëra familjarë të personave që janë përfshirë në radhët e organizatës terroriste ISIS. Mendohet që në këtë kamp të jenë të paktën 70 shqiptarë, pjesa dërrmuese fëmijë, por dhe gra nga Shqipëria dhe Kosova.

Të katër u transportuan nga Qamishli, qytet në Veri-lindje të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, në kryeqytetin sirian, Damask ku po priteshin nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, Mark Ghareeb, si dhe dy përfaqësuesë të njësisë Antiterror të policisë shqiptare, të cilët prej disa ditësh ndodheshin aty për të ndjekur nga afër operacionin e evakuimit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u nis pasdite drejt Libanit për t’i pritur personalisht shqiptarët e shpëtuar nga ky kamp. Në një deklaratë për Top Channel, para nisjes se bëhej fjalë për fazën e parë të një “operacioni kompleks të ndihmuar nga forcat tona në terren dhe forca të tjera. Operacioni është ndarë në dy faza, pasi janë zhvilluar negociata sekrete të pafundme. Ndërkohë për fëmijët e tjerë të bëhet faza e dytë. Jemi të përgatitur me akomodimin dhe psikologët. Pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim dhe të tjerët”. Vitin e kaluar nga i njëjti kamp, u bë i mundur evakuimi I një tjetër fëmije shqiptar, familja e të cilit jeton në Itali. Alvin Berisha, ishte 6 vjeç kur e ëma, ju bashkua ISIS-it duke e marrë dhe atë me vete.

https://streamable.com/d4rmyq

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0