99% dështim, 1% sukses - Formula që ndërtoi Honda-n! - Business Magazine Albania

99% dështim, 1% sukses – Formula që ndërtoi Honda-n!

99% dështim, 1% sukses - Formula që ndërtoi Honda-n!

Në 1938, Soichiro Honda ishte një mekanik i varfër. Ai vuri gjithçka që kishte, madje edhe bizhuteritë e gruas së tij, për të krijuar një piston të ri që donte t’ia shiste Toyota-s.

Ai kaloi dy vite duke e përmirësuar dizajnin, pavarësisht lodhjes ekstreme. Në fund, Toyota i dha një kontratë të madhe. Por, kur ishte gati të ndërtonte fabrikën, qeveria japoneze i refuzoi betonin, duke u përgatitur për Luftën e Dytë Botërore.

Honda nuk u dorëzua. Ai dhe ekipi i tij krijuan një proces të veçantë për të bërë beton dhe ndërtuan fabrikën vetë.

Kur filloi lufta, bombarduesit amerikanë sulmuan fabrikën e tij dy herë. Në vend që të dorëzohej, Honda përdori kanistrat e benzinës që ranë nga avionët si lëndë e parë për prodhim.

Ai rindërtoi gjithçka, por në 1945 një tërmet i madh shkatërroi operacionin e tij. I mposhtur dhe pa para, ai shiti mbetjet e fabrikës te Toyota.

Lexo edhe: Jeff Bezos po ndërton në heshtje “super-ekipin” e AI. Projekti sekret që mund të ndryshojë industrinë

Pas luftës, Japonia ishte në skamje dhe mungesë benzine. Honda nuk mund të gjente makinën e tij. Për të ndihmuar gruan të marrë ushqime, ai lidhi një motor të vogël radio me biçikletën e saj. Fqinjët e tij e panë dhe kërkuan një të tillë edhe për vete.

Pa asnjë kapital, Honda shkroi një letër pasionante te 18,000 pronarë dyqanesh biçikletash, duke kërkuar investime për vizionin e tij. Mrekullisht, 3,000 prej tyre i përgjigjën. Me paratë e grumbulluara, ai krijoi Honda Super Cub, motorri më i prodhuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit, me mbi 81 milionë njësi të shitura në të gjithë botën.

Nga një kasolle e shkatërruar nga lufta, Honda u bë një perandori globale, duke gjeneruar mbi 130 miliardë dollarë çdo vit.

Mësimi: Suksesi është 1% rezultat i punës tënde dhe 99% dështime që e kanë ndërtuar atë.

honda

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0