9-vjeçari Nil Kelmendi, nxënës i klasës së tretë në International School of Prishtina, ka fituar medaljen e artë në Matematikë dhe medaljen e bronztë në Shkencë në Olimpiadën Ndërkombëtare “Neo Science”, e mbajtur nga 10 deri më 15 janar 2026 në Orlando, Florida.
Ai u kualifikua pasi doli i pari në provimet përzgjedhëse të mbajtura në Kosovë nga Kosova Global Talent Center dhe përfaqësoi Kosovën në finalen ndërkombëtare, ku gara përfshinte testime të avancuara në matematikë dhe shkencë me pjesëmarrës nga shumë vende të botës.
Përveç Nil Kelmendit, edhe 12 nxënës të tjerë nga Kosova fituan medalje në fusha të ndryshme shkencore në këtë olimpiadë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto