8 të infektuar, prej 3 javësh nuk ka viktima nga COVID-19

8 të infektuar, prej 3 javësh nuk ka viktima nga COVID-19

COVID-19

8 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 989.

79 përqind e të infektuarve ose 783 prej tyre janë shëruar.

Rovena Daja, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 5 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë. Të gjithë të infektuarit e rinj janë persona kontakti të pacientëve të mëparshëm.

Në 24 orët të fundit janë testuar 200 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 989 të infektuar,

– 31 viktima;

– 783 të shëruar,

– 175 të infektuar aktivë;

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk ka asnjë humbje jetë nga COVID-19.

Lexoni: Edi Rama njofton rregullat e lëvizjes për fundjavën

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 23 maj është:

– Tiranë, 62 pacientë aktivë,

– Krujë, 27 pacientë aktivë,

– Shkodër, 10 pacientë aktivë,

– Kamëz, 9 pacientë aktivë,

– Durrës, 50 pacientë aktivë,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 4 pacientë aktivë,

– Elbasan, 1 pacient aktiv,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID-19 mund të telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0