8 shprehje motivuese për ta nisur ditën mbarë - Business Magazine Albania

8 shprehje motivuese për ta nisur ditën mbarë

8 shprehje motivuese për ta nisur ditën mbarë

Nëse e gjeni veten në një rënie të vogël të mesjavës ose mesditës, kushtojini disa çaste për të riaktivizuar veten me këto citate frymëzuese nga disa prej mendimtarëve më të mëdhenj në botë. Ndonjëherë, gjithçka që duhet është një kujtesë e vogël për të rritur gjendjen shpirtërore dhe për të ripërqendruar ditën tuaj.

1-“Nëse punoni vetëm për para, nuk do t’ja dilni kurrë mbanë, por nëse e doni atë që po bëni dhe e vendosni gjithmonë klientin të parin, suksesi do të jetë i juaji.”

– Ray Kroc

2. “Një profesionist është dikush që do të bëjë më të mirën në punën e tij, kur ai nuk ndihet sikur po bën më të mirën.”

– Alistair Cook

3. “Lumturia nuk është diçka që e shtyni për të ardhmen; është diçka që ju e projektoni për të tashmen.”

Lexo edhe: Shqipëria po kthehet në destinacion kryesor të të huajve

– Jim Rohn

4. “Asgjë nuk mund ta ndalojë njeriun me qëndrimin e duhur mendor që të arrijë qëllimin e tij; asgjë në tokë nuk mund ta ndihmojë njeriun me qëndrimin e gabuar mendor.”

– Thomas Jefferson

5. “Pesimisti ankohet për erën. Optimisti pret që ajo të ndryshojë. Lideri rregullon velat.”

– John Maxwell

6. “Kur ndryshoni mendimet tuaja, ju ndryshoni botën tuaj.”

– Norman Vincent Peale

7. “Një njeri është vetëm produkt i mendimeve të tij. Ajo që mendon, bëhet.”

— Mahatma Gandhi

8. “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: t’i pranosh kushtet ashtu siç janë, ose të pranosh përgjegjësinë për ndryshimin e tyre.”

– Denis Waitley

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0