8 shërbime të reja online për transportin ndërqytetës në e-Albania - Business Magazine Albania

8 shërbime të reja online për transportin ndërqytetës në e-Albania

shërbime të reja online

Platforma elektronike eTransport shihet si e ardhmja digjitale e këtij sektori, përmes fjalës së fundit të teknologjisë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugorsi. 

Projekti i nisur nga Drejtoria, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetës, bazuar në praktikat më të mira evropiane, vëren Drejtoria e Transportit.

Përmes platformës e-Albania, DPSHTRR do të ofrojë 8 shërbime të transportit ndërqytetës nëpërmjet aplikimit online dhe përpunimit të dokumentacionit në sistemin e brendshëm e-Transport, duke lehtësuar 242 subjekte të transportit ndërqytetës, duke digjitalizuar plotësisht sektorin, duke eliminuar kohë të vlefshme nëpërmjet gjenerimit të dokumentit me vulë elektronike dhe duke mundësuar përdorimin e të dhënave për ndërhyrje efektive në rrjet linjash e orare.

Lexo: Sisteme fotovoltaike në drejtoritë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Nga data 1 mars, 8 shërbime të reja online do të ofrohen në e-Albania për transportin ndërqytetës:

  1. Licencimi në linjat e transportit ndërqytetës.
  2. Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës.
  3. Certifikim mjeti në linjat e transportit ndërqytetës.
  4. Dublikatë Licence/Certifikate, për transportin ndërqytetës.
  5. Autorizim stacion qëndrimi për linjat e transportit ndërqytetës.
  6. Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje stacioni në linjat e transportit ndërqytetës.
  7. Kërkesë për miratim linje të transportit ndërqytetës.
  8. Kërkesë për akses në e-Transport, si operator transporti ndërqytetës.

Digjitalizimi i procesit nëpërmjet krijimit të platformës elektronike e-Transport, aplikimi online në platformën e-Albania për 8 shërbime të transportit ndërqytetës sjell: rritjen e transparencës, eliminimin e subjektivizmit nëpërmjet proceseve të automatizuara të punës, komunikimin online për mangësitë e dokumentacionit, gjenerim të dokumentit me vulë elektronike dhe pamje të qartë mbi rregullsinë e operimit në të gjitha linjat e transportit ndërqytetas.

Video ilustruese në kanalin zyrtar të DPSHTRR në Youtube:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0