Është hapur drita jeshile për një investim prej 8 milionë eurosh që pritet të nisë në Lushnje. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e “Qendës së grumbullimit, ruajtjes, distribuimin dhe eksportit të frutave, perimeve dhe agrumeve”. Projekti në foto, do të mbajë emrin “Doni Fruits”.
Sipërmarrësit parashikojnë me planin e tyre të biznesit të shfrytëzojnë një sipërfaqe prej 3 hektarë tokë, nga të cilat 1.5 hektarë i zë objekti. Investimi pritët të hapë 300 vende pune direkte, dhë të ndikojë në mënyrë indirekte në 6000-7000 vende pune. Fatos Mustafa, i cili ka lobuar për këtë projekt, thekson se kjo qendër do të nxisë rritjen e prodhimit bujqësor në Shqipëri dhe eksportin.
Vitet e fundit, investimet në magazinimin dhe ruajtjen e produkteve janë shtuar, megjithatë, pjesa më e madhe prodhimeve të fushës në Lushnje vijojnë të ngarkohen që në fusha në kamionët e destinuar për eksport.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto