79 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5276. Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 56 vjeçar dhe një 70 vjeçare nga Tirana dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Lexoni: Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë
Të infektuarit e rinj janë: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 5276 të infektuar,
– 157 viktima;
– 2952 të shëruar,
– 2167 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.