Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), kontributi i turizmit në PBB-ën botërore ka qenë 10.3%.
Në shtator WTTC, parashikoi si skenarin më të keq të mundshëm për ecurinë e turizmit si në vijim:
- ulje me 70% të udhëtimeve ndërkombëtare;
- ulje me 64% të udhëtimeve brenda vendit;
- rënie të vendeve të punës në sektorin e turizmit me 197.5 milionë;
- një rënie të efektit që ky sektor ka në PBB-ë me 5543 bilion dollarë
Po si është situata e turizmit në Shqipëri në tremujorin e dytë të 2020?
Grafiku 1. Numri i vizitorëve rezident dhe jo-rezident, tremujore (2019-2020)
Burimi: INSTAT, 2020
Më sipër jepen statistikat në lidhje me numrin e vizitorëve në Shqipëri për vitin 2019-2020 të ndarë në tremujore. Për shkak edhe të kufizimeve në lëvizje, ka një ulje të ndjeshme të vizitorëve jo-rezident për 3 mujorin e parë dhe të dytë të 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Por nëse do të krahasojmë tremujorin e tretë të 2020 me tremujorin e tretë të 2019 rënia e numrit të turistëve është rreth 43.3%.
Pavarësisht masave të marra për të nxitur shqiptarët për të pushuar në Shqipëri, përsëri impakti nuk ka qenë i lartë. Dhe kjo e ka një shpjegim, pasi gjendur përballë një të ardhme të pasigurt në lidhje me vendet e punës, apo edhe kufizimet për lëvizje kjo i nxitë individët që të kursejnë më shumë dhe të shpenzojnë vetëm për të mirat e nevojshme duke hequr pjesërisht edhe dorë nga pushimet. Por përveç se e parë në aspektin ekonomik, frika e infektimit dhe pasiguria e grumbullimeve i nxisin njerëzit që të minimizojnë lëvizjet dhe për pasojë edhe shpenzimet.
Grafiku 2. Numri i netëve të qëndrimit T3.2019-T3.2020
Burimi: INSTAT, 2020
Nëse do të krahasojmë numrin total të turistëve që kanë qëndrua në secilin nga tremujoret e 2019 dhe 2020, kemi një rënie me 44.9% të numrit të netëve të qëndrimit.
Sipas studimit të INSTAT të vitit 2018 “Turizmi në Shifra”[1] , një turist në Shqipëri shpenzon në një ditë 63 euro mesatarisht.
Numri i netëve të qëndrimit nga tremujori i dytë i 2020 në tremujorin e dytë të 2019 ka rënë më 892,318 netë qëndrimi. Numri i turistëve për të njëjtën periudhë kohore ka rënë me 283,851 individë. Ku një shtetas i huaj ose jo shpenzon mesatarisht 4.2 ditë qëndrimi në Shqipëri.
Përkthyer në të ardhura për turizmin, mesatarisht në tremujorin e tretë të 2020 krahasuar me tremujorin e trete të 2020 ky sektor ka humbur 75 milion euro. Gjendur përballë një humbje të tillë, ku theksoj që ky ka qenë edhe sektori më i goditur dhe sektori i cili nuk ka marrë mbështetje.
A duhet të kërkohet një lehtësirë fiskale për këtë sektori, ose shtyrje në kohë të detyrimeve tatimore?
Pyetja është nga cili buxhet do i nxjerrin këto paketa në mbështetje të turizmit?
Sot miratohet edhe buxheti i 2021, që disa e quajnë “buxheti optimist” disa të tjerë “buxheti elektoral” ose “buxheti i rindërtimit” por e sigurt që nuk është buxheti që u vjen në ndihmë bizneseve përballë humbjeve nga pandemia.
[1] http://instat.gov.al/media/4169/turizmi-ne-shifra-2018.pdf