7 Zakonet e këqija që njerëzit e suksesshëm nuk i kanë

7 Zakonet e këqija që njerëzit e suksesshëm nuk i kanë


Mund të jenë 1 përqind e popullsisë dhe kanë këtë të përbashkët: Ata nuk e kalojnë kohën kurrë duke bërë këto gjëra.

Çfarë bën ky 1 përqind me kohën në krahasim me 99 përqind?

Përgjigjja vjen nga Andrew Ferebee, sipërmarrës, trajner me performancë të lartë, pas intervistimit të më shumë se 400 ekspertëve.

Këtu janë shtatë gjërat që  ky 1 përqind nuk  bëjnë.

(Ju lutem vini re se këto nuk janë deklarata universale, ka shumë njerëz në mesin e 1 për qind që ndjekin këto zakone të këqija, por suksesi i tyre është pavarësisht nga sjellja e tyre e keqe, jo për shkak të saj).

  1. Ata nuk shikojnë TV për më shumë se 60 minuta në ditë

Por duke kaluar më shumë se një orë në ditë para televizionit nuk është vetëm një humbje kohe; është çmenduri e plotë. Një mesatare e llogaritur për tregun amerikan flet për një person që shikon pesë orë televizor në ditë. Kjo është 77 ditë në vit! Imagjinoni sa mund të arrini me 77 ditë shtesë të shtuara në vitin tuaj?

  1. Ata nuk pinjë rregullisht

Njerëzit e suksesshëm dinë se si të shkojnë në festë.

Në fakt, kur jeni pjesë e 1 përqind dhe keni para për të hedhur në erë, festat kryesore bëhen një nënprodukt natyror (vetëm mendoni për Dan Bilzerian).

Sidoqoftë, nuk dimë ndonjë person të suksesshëm që pi tepër në ditë apo javë

       3. Ata nuk shpenzojnë shumicën e parave të tyre në konsumim në vend të krijimit

Njerëzit e suksesshëm shpenzojnë paratë e tyre për gjërat që i bëjnë më të mira. Ata shpenzojnë para në biznesin e tyre, në rritjen e tyre personale dhe në pasionet e tyre.

Njerëzit e pasuksesshëm e ndjejnë detyrimin për të blerë produkte dhe gjëra që nuk kanë nevojë.

       4. Ata nuk konsumojnë ushqime të përpunuara

Mënyra se si ushqehesh do të përcaktojë performancën tuaj në biznes dhe në jetë.

Nëse jeni duke ngrënë ushqime të freskëta do të ndiheni më mirë, do të keni më shumë energji dhe do të dukeni më të rinj. Nëse vazhdimisht mbushni gojën me mbeturina të përpunuara, atëherë nuk mund të prisni që truri juaj të funksionojë në nivele optimale ose në jetën tuaj për të punuar në mënyrën që dëshironi.

    5.Ata nuk fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre

Ju kurrë nuk do të takoni njerëz të suksesshëm që fajësojnë njerëzit e tjerë për dështimet e tyre.

Dhe rrallë do të takoni njerëz të pasuksesshëm që marrin pronësinë për jetën dhe përgjegjësinë e tyre për mungesën e suksesit.

       6. Ata nuk bëjnë thashetheme dhe humbasin kohën duke folur për njerëzit e tjerë

Nuk ka gjasa të takoni një person të  suksesshëm, i cili është i gatshëm të humbasë kohën e tij të çmuar dhe energjinë mendore duke folur për njerëzit e tjerë.

Sigurisht, ai ose ajo mund të përmendë një gabim që disa kolegë kanë bërë për të përdorur si një shembull ose për të shprehur zhgënjimin me gjendjen e gjërave.

  7.Ata nuk e kalojnë kohën duke u shqetësuar për mendimet e njerëzve të tjerë

Nëse ata janë pjesë e një përqind apo jo, njerëzit më të suksesshëm në botë (subjektivisht) nuk kanë interes për opinionet e njerëzve të tjerë.

Sigurisht, ata marrin këshilla nga mentorët.

Por ata nuk e lejojnë familjen, miqtë apo shoqërinë të përcaktojnë se çfarë do të bëjnë me jetën e tyre ose çfarë i bën ata të lumtur.

Përktheu: Hygerta Mera, Burimi: /Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0