7 mënyrat për të përgatitur një 2016 të suksesshme - Business Magazine Albania

7 mënyrat për të përgatitur një 2016 të suksesshme


 

Fundi i vitit është një kohë e  mirë për të festuar dhe kaluar kohë me miqtë tuaj. Dhjetori është muaji ku ne mund të bëjmë një përmbledhje të vitit që do të lëmë pas dhe të hartojmë planin për vitin tjetër. Një Vit i Ri me pikësynime të qarta është më i lehtë për t’u filluar.Ja çfarë mund të bëni këto 2 javë të mbetura të vitit 2015, për të pasur një vit 2016 sa më produktiv : 

1. Rishiko arritjet dhe dështimet 

Çdo vit krijon mundësi për të mësuar. Uluni me një kalendar përpara dhe rikujtoni fitoret dhe gabimet tuaja. Më e rëndësishmja është të nxirrni mësimet e duhura nga çdo eksperiencë.

2. Pastroni ambjentin ku punoni dhe jetoni 

Është e veshtirë ta filloni vitin mes rrëmujës. Shpenzoni javën e fundit pas Krishtlindjeve duke sistemuar dokumentet, orenditë dhe ambjentin ku shpenzoni kohë qëndrimi. Një dhomë apo zyrë e rregullt do t’iu bëjë të ndiheni më të organizuar.

3. Zgjidhni problemet në punë 

N.q.s dëshironi një vit të mbarë, nuk duhet të lejoni që problemet e zyrës t’iu ulin produktivitetin tuaj. Bisedoni dhe qartësoni marrdhëniet  me personat që nuk ju lejojnë të ecni në trajektoren tuaj. Lini pas zënkat dhe punoni në shpirtin e bashkëpunimit.

4. Listoni 3 aftësi që doni të përmirësoni. 

Çdo njeri ka nevojë për t’u përmirësuar në aftësitë e tij. Rritja në jetën personale dhe profesionale ju ndihmon të ndiheni të përmbushur. Analizoni se çfarë ndryshimesh ju duhen për t’u bërë njeriu që kërkoni të jeni. Shkruajini në një bllok shënimesh apo në pasqyrë për të kujtuar qëllimet tuaja.

5. Planifikoni një objektiv parësor 

N.q.s doni të arrini diçka të rëndësishme në vitin 2016, çfarë do të ishte? Tani është koha të vendosni për qëllimin tuaj madhor dhe të bëni një plan për ta arritur.Listoni veprimet dhe burimet që iu duhen. Bëni një prezantim ngacmues dhe ngrini skuadrën tuaj të punës. Atëherë ju mund të festoni me siguri arritjet tuaja  fundvitin tjetër.

6. Hartoni një listë “Për t’u bërë për vitin 2016”

Të krijoni një plan  të Hënën e 4 janarit 2016 do t’iu lërë pas në kohë për të filluar një vit në rrugën e duhur. Shfrytëzoni pushimet tuaja për të menduar se si mund të jeni më produktivë vitin që vjen.

7. Shijoni ditët e mbetura të 2015 

Këto 2 javë do jenë të ngjeshura me përgatitje dhe planifikime , por të gjitha këto në dobi tuajën. Të përgatiteni për një të ardhme të ndritur është emocionuese dhe kërkon energji. Shijojeni vitin 2015 duke menduar për një Vit të Ri sa më  të gëzueshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0