7 mënyra si të rrisim inteligjencën emocionale - Business Magazine Albania

7 mënyra si të rrisim inteligjencën emocionale


Inteligjenca emocionale përshkruhet si aftësia e një individi për të njohur emocionet, për të kuptuar efektet e tyre dhe për të përdorur këtë informacion si udhëzues të mendimeve dhe të sjelljes, duke ju ndihmuar kështu në marrjen e vendimeve më të mira dhe arritjen e qëllimeve më shpejt.

Më poshtë do t’ju japim një guidë se si të rrisni inteligjencën tuaj emocionale:

1. Reflektoni emocionet tuaja
Për shembull, mendoni se si do të përgjigjeshit në rast se do të lexonit një email që ju bën nervoz. Duke identifikuar emocionet tuaja dhe reagimet mund të mësoni të ndërtoni kontrollin.

2. Pyesni se si ju shikojnë të tjerët
Të tjerët na shikojnë ndryshe nga si e shikojmë ne veten. Pyesni një mik apo koleg të afërt se si silleni ju kur ata janë emocionalisht të dobët. Përgjigja do t’ju ndihmojë të ndërtoni një pamje më të qartë të vetes.

3. Tregohuni vëzhgues
Të “armatosur” me këtë njohuri, ju mund të jeni monitorues ndaj emocioneve aktuale. Vet-reflektimi dhe të menduarit se çfarë ndajnë të tjerët do t’ju ndihmojë të jeni më të fokusuar në atë çfarë ndjeni.

small-news-article-headline-image-tall-6-24-16-forked-7

4. Ndaloni një moment

Përpara se të reagoni, ndaloni një moment dhe mendohuni përpara se të veproni apo flisni, një aftësi kjo që fshihet nga stresi i shtuar. Praktikojeni këtë mënyrë përpara se t’i përgjigjeni një email-i të papritur apo para se të postoni komente në mediat sociale.

5. Fokusohuni mbi ndjenjat dhe jo ngjarjet
Te treguarit empatik do të thotë që po përpiqeni të shikoni situatën nga këndvështrimi i personit tjetër. Ndonjëherë nuk e kuptojmë pse njerëzit që na rrethojnë ndihen të parehatshëm, të nxehur apo dhe të lënduar.

6. Mos u ofendoni
Kritikat nuk janë kurrë të lehta për t’u pranuar. Por, kur merrni një të tillë, keni dy zgjidhje: ose të reagoni ose të mësoni. Mos lejoni që emocionet të ndikojnë negativisht tek ju, përdorini që të përmirësoheni.

7. Praktikohuni, praktikohuni dhe praktikohuni…
Si çdo aftësi tjetër, praktika iu bën perfekt. Sigurisht që është e pamundur të keni kontrollin perfekt mbi emocionet, por të praktikuarit me këto hapa do t’ju veshë me mburojën e fuqisë së emocioneve, përdorini që të funksionojë pro jush dhe jo kundër.

 

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0