7 Marsi - Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj - Business Magazine Albania

7 Marsi – Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

7 Marsi - Si lindi festa e mësuesit dhe historia e saj

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin dhe  Businessmag ju uron gëzuar festën tuaj mësues të nderuar e të respektuar!

Sot festohet Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami. Në këtë ditë në të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe,na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tonë të mrekullueshëm që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona.Me aq dashuri e respekt janë sjellur me ne për të na mësuar e kritikuar me atë metodën dashamirëse kur ne bënim gabime.

Mësuesit janë shtyllat e arsimit dhe arkitektët e së ardhmes. Me durim, dashuri dhe profesionalizëm, ata jo vetëm që na mësojnë shkronjat, numrat dhe faktet, por edhe na frymëzojnë të ëndërrojmë, të krijojmë dhe të bëhemi versione më të mira të vetvetes. Në çdo klasë, ata mbjellin farat e kuriozitetit dhe kultivojnë mendjet e hapura, duke na përgatitur për sfidat e jetës.

Festa e Mësuesit na rikujton se arsimi është dhurata më e çmuar që mund të marrim dhe të japim. Prandaj, le të përdorim këtë ditë për t’i thënë “Faleminderit” mësuesve tanë – heronjve të heshtur që punojnë çdo ditë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme.

Gëzuar Festën e Mësuesit të gjithë atyre që e bëjnë botën një vend më të ditur dhe më të bukur!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0