7 kompani nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova bëhen pjesë e Dare2Scale të Endeavor - Business Magazine Albania

7 kompani nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova bëhen pjesë e Dare2Scale të Endeavor

7 kompani nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova bëhen pjesë e Dare2Scale të Endeavor

Pas një faze pilotimi të suksesshëm në vitin 2024, Dare2Scale Western Balkans rikthehet për edicionin e tij të dytë, duke ofruar një platformë për sipërmarrësit me potencial të lartë për të përshpejtuar rritjen, për të marrë mentorim nga ekspertë të nivelit botëror dhe për t’u lidhur me rrjetin rajonal të biznesit.

Endeavor, rrjeti global që mbështet sipërmarrjen me ndikim të lartë, ka lançuar edicionin e dytë të Dare2Scale Western Balkans, programi kryesor i rritjes për startup-et në fazë të avancuar. Këtë vit, programi bashkon 14 themelues inovativë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë të gatshëm ta çojnë biznesin e tyre në një nivel të ri. Programi do të zgjasë nga shtatori deri në dhjetor, duke ndihmuar sipërmarrësit të çlirojnë potencialin e tyre për rritje. Ai përfshin workshop-e në grup, sesione mentorimi të personalizuara me mentorët e Endeavor dhe konsulentët e PwC, si dhe akses në një rrjet të fuqishëm investitorësh dhe liderësh biznesi nga rajoni. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, themeluesit po nxisin inovacionin dhe po ndërtojnë biznese me potencial për të transformuar industritë e tyre. Dare2Scale u vjen në ndihmë përmes udhëzimit praktik mbi financimin, strategjinë, operacionet dhe zgjerimin ndërkombëtar, ndërkohë që krijon një komunitet bashkëpunues themeluesish që mësojnë dhe rriten së bashku, përtej kufijve kombëtarë. Kohorta e këtij viti i Dare2Scale përfaqëson shpirtin gjithëpërfshirës të programit, duke përfshirë një përzierje të larmishme biznesesh – nga cybersecurity dhe edtech, te ndërmarrje tradicionale dhe agjenci kreative. Megjithë dallimet në sektorë, të gjitha kompanitë ndajnë një synim të përbashkët: zgjerimin ndërkombëtar. Ndërsa përgatiten për t’u rritur, themeluesit pjesëmarrës kanë identifikuar disa prioritete të përbashkëta: forcimin e kapaciteteve të shitjes, zhvillimin e strategjive ndërkombëtare për daljen në treg dhe përmirësimin e planifikimit të biznesit për qëndrueshmëri afatgjatë. Këto nevoja do të përcaktojnë përmbajtjen kryesore të workshop-eve dhe sesioneve të mentorimit gjatë Dare2Scale. Përveç programit të përshtatur nga Endeavor, pjesëmarrësit do të përfitojnë edhe nga ekspertiza e PwC, veçanërisht në fusha të rëndësishme për shkallëzimin – si financimi, strategjitë e lidershipit dhe menaxhimi organizativ dhe i burimeve njerëzore. Për të dytin vit radhazi, PwC do të ofrojë mbështetje të dedikuar përmes konsulentëve të saj nga zyrat në Bullgari, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë. Pas një pilote të suksesshme në 2024, edicioni i Western Balkans vjen këtë vit me një qaske edhe më të gjerë rajonale. Pjesëmarrësit do të punojnë krah për krah me kolegët e tyre nga Bullgaria gjatë eventeve të përbashkëta si Kick-Off dhe Demo Day, duke formuar një platformë unike për kompanitë më premtuese të Evropës Juglindore. Edicioni i vitit 2025 sjell gjithashtu folës frymëzues nga rajoni, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërkufitare. Ky edicion i dytë i Dare2Scale Western Balkans realizohet falë mbështetjes së partnerëve kyç rajonalë: Gjirafa, Keiretsu Forum, Startup Club Skopje dhe Swiss EP. PwC rikthehet si mentor, ndërsa South Central Ventures bashkohet si partneri financiar i Ballkanit Perëndimor.

Ivo Atanassov, Menaxher i Programit Dare2Scale, u shpreh: “Çfarë na emocionon këtë vit është se Dare2Scale po shndërrohet në një urë lidhëse midis ekosistemeve: duke lidhur Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën me Bullgarinë dhe rrjetin më të gjerë të Endeavor. Por, po aq i rëndësishëm sa mentorimi dhe udhëzimi strategjik, është ajo që ndodh mes themeluesve vetë. Kur sipërmarrës ambiciozë nga vende të ndryshme shkëmbejnë ide dhe sfida, ata krijojnë marrëdhënie që zgjasin përtej programit dhe forcojnë gjithë rajonin. Synimi ynë me këtë edicion të dytë është të hedhim bazat për bashkëpunim afatgjatë në gjithë Evropën Juglindore.”

Lexo edhe:Cilat profesione janë në zhdukje në kohën që jetojmë?

Njihemi me pjesëmarrësit e Dare2Scale Western Balkans 2025

  • Bilanc Shpk (Shqipëri) – Një kompani shqiptare softuerike që ofron zgjidhje për kontabilitetin dhe menaxhimin e bizneseve. E pranishme në Shqipëri dhe Kosovë, Bilanc fokusohet në produkte cilësore dhe suport të vazhdueshëm për klientët.

  • FitKit – Një platformë SaaS me pagesë sipas përdorimit që transformon përfitimet për mirëqenien në punë nga një kosto fikse në një aset të matshëm. Përmes një modeli unik me kredi, i ofron punonjësve akses të personalizuar në 1,000+ shërbime wellness, duke përfshirë fitness, shëndet mendor, ushqyerje, SPA dhe vullnetarizëm.

  • Kidsday – Platformë digjitale që thjeshton operacionet e përditshme të çerdheve, kopshteve dhe institucioneve parashkollore. Me mjete të fuqizuara nga AI për planifikim, vëzhgim dhe raportim, Kidsday ndihmon edukatorët dhe përmirëson komunikimin me prindërit. E përdorur në SHBA, Emiratet e Bashkuara dhe në Ballkan, Kidsday po transformon menaxhimin e edukimit në fëmijëri të hershme.

  • Microtica – Platformë për automatizimin DevOps me mbështetje nga AI që ndihmon ekipet të publikojnë softuer më shpejt përmes automatizimit të plotë të infrastrukturës cloud dhe procesit të implementimit të aplikacioneve. E besuar nga startup-e dhe kompani të mëdha, Microtica përshpejton inovacionin duke ruajtur kontrollin te ekipet teknike.

  • Sentry – Kompani cybersecurity që ofron shërbime të avancuara ofensive dhe mbrojtëse si: AI Security Testing, AI Red Teaming, Penetration Testing, Red Teaming, analiza të kodit dhe menaxhim të plotë të sigurisë për produkte dhe infrastrukturë.

  • SHIGI Studio (Kosovë) – Agjenci kreative me bazë në Prishtinë që kombinon strategjinë e brandit, drejtimin artistik dhe ekspertizën mediatike për të sjellë zgjidhje të personalizuara që japin impakt dhe gjallërojnë markat.

  • Why Agency – Agjenci kreative që ndihmon markat të dallohen përmes strategjisë, dizajnit dhe përmbajtjes që lë gjurmë. Nga branding-u dhe fushatat digjitale te prodhimi në shkallë të gjerë, ata krijojnë punë që nuk thjesht shihet – por ndihet.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0