7 elemente të rutinës së gjenive - Business Magazine Albania

7 elemente të rutinës së gjenive

7 elemente të rutinës së gjenive

Mund ta keni pyetur veten ndonjëherë se si një gjeni ia del mbanë në jetë. Sipas Sarah nga Harvard Business Review, ata kanë rutina, dhe në fakt, këto rutina nuk mundësojnë luks. Përkundrazi, ato janë thelbësore për procesin e përfundimit të punëve dhe përmbushjes së objektivave.

Studiuesja u frymëzua nga libri i Mason Curry, “Ritualet e Përditshme: Si Punojnë Artistët”. Siç shpjegon ajo, libri studion aktivitetet e përditshme të më shumë se 150 kompozitorëve, shkrimtarëve dhe artistëve të ndryshëm, përfshirë shkencëtarë, filozofë dhe mendimtarë të tjerë të njohur. Duke lexuar librin, Sarah kuptoi se rutinat ishin thelbësore për suksesin e këtyre individëve unikë. Ajo vuri re disa elementë të përbashkët në jetën e gjenive që u lejonin atyre të ndiqnin luksin e një rutine që rrit produktivitetin. Në këtë mënyrë, ajo përjashtoi individët që përqendroheshin në drogë dhe alkool për të nxitur suksesin e tyre dhe u përqendrua te ata me disiplinë. Nga kjo, ajo ishte në gjendje të zhvillonte një listë rekomandimesh për njerëzit që duan të punojnë siç bëjnë gjenitë.

Ka gjithsej shtatë rekomandime:

1.Minimizo shpërqendrimet në vendin e punës: Gjenitë e dinë që u duhet një vend pune ku mund të përqendrohen me të vërtetë në atë që bëjnë pa ndërprerje dhe pa shpërqëndrime. Jane Austen dhe Mark Twain kishin teknika mjaft të ndryshme për të shmangur ndërprerjet e padëshiruara, por gjithsesi të dy aplikonin këto lloj teknikash. Kjo u lejonte atyre të përqendroheshin me të vërtetë në atë që duhet të bënin dhe të shkruanin vepra të shkëlqyera letrare që ne vazhdojmë t’i shijojmë sot.

      2. Dilni për një shëtitje çdo ditë
Duke u referuar edhe njëherë te shkrimtarët, Sarah thekson se Charles Dickens betohej se bënte të paktën tre orë shëtitje çdo ditë, ndërsa Çajkovskit i   nevojitej shumë  më pak, duke ia dalë vetëm me dy orë në ditë shëtitje. E ndërsa supozohet se Beethoven-it i pëlqente një shëtitje pas drekës, në të cilën ai   sigurohej të merrte laps dhe letër për të shënuar mendimet e tij frymëzuese gjatë rrugës.

       3. Vendosja e qëllimeve

Gjenitë shpesh i vendosin vetes qëllime në të cilat përqendrohen çdo ditë. Në rastin e shkrimtarëve kjo është veçanërisht e dukshme me Anthony Trollope   dhe Ernest Hemingway, të cilët i vendosnin vetes numra specifik të fjalëve që duhej të shkruanin çdo ditë. Në fakt, Trollope thuhet se punonte vetëm për tre orë në  ditë, por  në atë kohë ai do të krijonte 250 fjalë çdo pesëmbëdhjetë minuta. Ndërkohë, Ernest Hemingway nuk e vendoste si qëllim specifik në vetvete  orarin që do të punonte por e monitoronte progresin e tij nëpërmjet sasisë së fjalëve dhe shprehive që kishte shkruar.

Lexo edhe: Datalix: Rruga drejt inovacionit në menaxhimin e të dhënave dhe sfida e ndërtimit të një startup-i në Shqipëri

        4. Ndarja e detyrave rutinore nga puna produktive

Gjenitë shpesh e ndanin ditën midis kryerjes së punëve të tyre më të rëndësishme, si shkrimi, eksperimentimi ose ndonjë aktivitet tjetër krijues, dhe  detyrave  rutinore, si përgjigjja e letrave ose detyra të tjera më të zakonshme që gjithsesi duhej të kryheshin atë ditë. Në shumë raste, Sarah vuri re se gjenitë   përqendroheshin në detyrat rutinore kur kishin momente më pak produktive në punën e tyre krijuese. Kjo është padyshim një mënyrë  e dobishme për të    punuar, duke qenë kështu në gjendje të përfundoni të gjitha detyrat e nevojshme brenda një dite.

         5. Të ndalësh kur je në kulmin e produktivitetit

Një zakon i  gjenive ishte përpjekja dhe puna e vazhduar sidomos kur hasnin vështirësi. Pra ata nuk ndalonin në momentin e parë që hasnin një vështirësi a  dilemë. Përkundrazi, ata vazhdonin të punonin intensivisht derisa të arrinin një krijimtari përmbushëse për ta, duke shfrytëzuar plotësisht energjinë dhe     inspirimin e tyre. Ndonjëherë, kjo i bënte të punonin për orë të gjata. Megjithëse, Mozarti është një përjashtim nga ky rregull, pasi ndonjëherë ai ndalte   punën edhe kur ishte në kulmin e saj. Në përgjithësi, gjenitë qëndronin të fokusuar në punën e tyre pavarësisht pengese që hasnin gjatë procesit, dhe  siguroheshin gjithashtu që pas momenteve të tyre produktiev  të kishin kohë për pushim dhe për detyrat e zakonshme të ditës, për të ruajtur kështu një   balancë të shëndetshme në rutinën e tyre.

          6. Partnerë mbështetës

Shumë nga gjenitë e hulumtuar ishin të rrethuar nga partnerë mbështetës që i ndihmonin në përballimin e jetës së përditshme. Nga ndihma në përgatitjen e materialeve të zakonshme, siç bënte gruaja e Sigmund Freud me pastën e dhëmbëve, deri te dhënia e parave fqinjëve për të mbajtur qetë qentë     gjatë kohës që bashkëshortit i saj punonte.

           7. Jetë sociale e kufizuar

Ndërsa kjo mund të mos jetë e këndshme apo e përshtatshme për të gjithë,  shumica e gjenive të marrë në shqyrtim kishin një jetë sociale të kufizuar dhe     jetonin në mënyrë të thjeshtë dhe të pa angazhuar me aktivitete të tepërta jashtë shtëpisë apo rutinës së tyre vetjake.

 

TechnologyHq

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0