Sipas INSTAT, në periudhën janar-gusht 2022, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 5.667.121 shtetas të huaj, 29,3% më shumë se sa vitin e mëparshëm. Qëllimi kryesor i vizitës së tyre ka qenë për arsye personale ose për arsye pushimesh si dhe me qëllim investimin në sektorin “Aktivitete të pasurive të paluajtshme”(29,6%).
Ky është dhe aktiviteti më i madh që solli investime të huaja në vend në 2 vitet e fundit, me një rritje deri në 24% të totalit. Pasuritë e paluajtshme u bënë për herë të parë, aktiviteti i dytë në vend për nga rëndësia e investimeve të huaja, me 18.5% të totalit.
Përgjatë 2022 është shtuar edhe më shumë interesi i këtyre vizitorëve për të blerë një pronë rezidenciale në Shqipëri, interesin me të lartë e ka bregdeti, por edhe Tirana.
Të huajt që janë të interesuar për të investuar në Tiranë, vijnë kryesisht nga Italia, Polonia, Cekia, Gjermani dhe SHBA.
Janë disa faktorë që po nxisin investimet në pasuri të paluajtshme.
Dritan Leka, CEO i Century 21 CPM ka ndarë me ne 7 arsye se pse Investitorët e Huaj janë të interesuar për të blerë pasuri të paluajtshme në Tiranë.
1. Një nga arsyet me kryesore se pse të huajt zgjedhin të investojnë në Tiranë, janë investimet industriale. Ndertimi i kapanoneve apo magazina per te zhvilluar aktivitet industrial prodhimi. Ky sektor vitet e fundit ka marrë zhvillim të vrullshëm pasi krahu i punës si per punonjesit e pa kualifikuar ashtue edhe per ata te kalifikuar është ndër më të lirat në tregun global.
2. Të rëndësishëm investimin në Tiranë e bën edhe kërkesa e lartë për qira-marrje, qofshin apartamente për banim, vila në rezidencat periferike të qytetit apo edhe njësi tregtare e zyra. Kërkesa ka gjetur një rritje mjaft të madhe vitet e fundit duke bërë të mundur edhe rritjen e çmimit të qiradhënies. Edhe pse kthimi nga investimi nëpërmjet qiradhënies nuk është ndër bizneset me kthimin më të shpejtë, faktori siguri e bëjnë atë një nga arsyet më kryesore të investimeve në Tiranë.
3. Element tjetër për t’u theksuar ne investimet imobiliare ne Tirane është rritja e vlerës së pronës, e cila ka ardhur në rritje që prej vitit 2007. Në zona të caktuara të kryeqytetit, kryesisht qendra apo zonat e urbanizuara, brenda vijes se verdhe, kemi pasur rritje me 3 shifra në përqindje, ku aktualisht çmimet per pasurite rezidenciale arrijnë deri në 3,500 eur/m2. Nderkohe qe ne shume qytete te europes cmimet kane nje rritje mjaft te ngadalte.
4. Taksat e ulëta, thuajse inekzistente për pronat, madje dhe në rastet e qiradhënies taksat mbulohen kryesisht nga klientët marrës. Në Tiranë mund të kesh në pronësi blloqe të tëra dhe taksat që të duhet të paguash për to jane te papërfillshme, krahasimisht me tregjet e mëdha Evropiane apo me fqinjët tanë. KJo si pasoje e paketes fiskale se aplikuar nder vite, e cila e ben sektorit nje nga me fitimpruresit ne vend.
5. Cilësia e ndërtimit, sidomos në objektet e reja që ndërtohen në Tiranë nga 2015 e në vazhdim është rritur ndjeshëm. Nuk kemi asnjë objekt pa fasadë të kuruar (sistem kapot, e vendtiluar, etj) , me instalime dhe izolim të cilësisë më të lartë duke respektuar normat dhe standardet Evropiane në këtë drejtim. Markat më të njohura të lëndëve të para janë prezent prej vitesh në vend, por me një rritje shumë të lartë në faturimin e tyre si pasojë e orientimit gjithmonë e më shumë drejt materialeve cilësore të investitorëve zhvillues të këtyre ndërtimeve në Tiranë si dhe për shkak të faktorëve të tjerë ekonomikë në vitet e fundit.
6. Tirana është Shqipëria, e gjithë ekonomia është e përqëndruar këtu, të gjitha shkollat janë të përqëndruara këtu sëbashku me facilitet si spitale, qendra tregtare etj ku çdo klient i huaj që do të vijë për të jetuar, vetëm apo me familjen, do të ndihej komod me jetesën në Tiranë. Kjo se bashku me koston e ulet te jeteses si dhe klimen mjaft te favorshme krahasimisht me vendet e tjera te Europes
7. Pozicioni gjeografik midis Aeroportit kryesor të vendit, Portit të Durrësit që është një nga portet më të mëdha në Ballkan si dhe largësia 2-3:30 orë larg me te gjitha pikat kufitare, e bëjnë Tiranën një nga opsionet më të mira të investimit në vend.
Sa më sipër, por jo vetëm, janë faktorë që kanë rritur interesin e të huajve për të investuar në pronat e paluajtshme në Tiranë këto vite të fundit.
Për më shumë informacion apo konsulencë profesionale në lidhje me investimin strategjik në sektorin imobiliar në Tiranë, kontaktoni me Century 21 Cooperate, në adresën e email [email protected]
Artikulli u publikuar me pare ne Ballkanweb
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.