64 miliardë euro do t’i kushtojë Gjermanisë kriza e energjisë - Business Magazine Albania

64 miliardë euro do t’i kushtojë Gjermanisë kriza e energjisë

Ndërsa çmimet më të larta të gazit dhe naftës vazhdojnë të shterojnë miliarda euro, humbjet reale të të ardhurave të ekonomisë gjermane në vitin 2022 do të arrijnë në rreth 64 miliardë euro, sipas Institutit IFO për Kërkime Ekonomike me qendër në Munih.

Shifra është e barabartë me 1.8% të prodhimit ekonomik të Gjermanisë, thuhet në një raport të publikuar nga instituti të martën. Vendi humbi 35 miliardë euro vitin e kaluar dhe pritet të ketë 9 miliardë euro të tjera humbje vitin e ardhshëm.
Së bashku, kjo na jep një humbje reale të të ardhurave gjatë këtyre tre viteve prej pothuajse 110 miliardë euro, ose 3% të prodhimit vjetor ekonomik”, tha Timo Wollmershauser, kreu i parashikimeve në IFO.

“E vetmja herë që kjo shifër ishte më e lartë ishte gjatë krizës së dytë të naftës 1979-81, kur humbja e prodhimit ekonomik ishte 4%”,  shtoi Wollmershauser.

Ai paralajmëroi se rënia aktuale e të ardhurave reale pritet të vazhdojë gjatë viteve të ardhshme.

“Së pari, humbja e Rusisë si furnizues do të thotë se çmimet e energjisë mund të mbeten të larta për një afat të gjatë. Së dyti, Gjermania nuk do ta çlirojë veten nga varësia e saj nga importet e energjisë brenda natës”, tha Wollmershauser.

Sipas vlerësimeve paraprake zyrtare, inflacioni vjetor i Gjermanisë arriti një nivel të ri historik prej 10.4% në tetor, i nxitur kryesisht nga një rritje vjetore prej 43% në kostot e energjisë. / POM 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0