62% të tregut/Shqiptarët preferojnë birrën e huaj, importet mbysin prodhimin vendas - Business Magazine Albania

62% të tregut/Shqiptarët preferojnë birrën e huaj, importet mbysin prodhimin vendas

~3 minuta lexim

Rritja e konsumit të birrës për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj vitet e fundit në vend që të ndihmojë prodhimin vendas ka nxitur importet. Të dhënat zyrtare nga doganat tregojnë se gjatë vitit 2024 u konsumuan 95 mijë tonë birrë, ku rreth 59 mijë tone ose 62% e totalit ishte import. Pesha e importeve të birrës në tregun vendas ka ardhur në rritje te ndjeshme vitet e fundit. Më 2021 birra e importit zuri vetëm 55.5% të konsumit, ndërsa para pandemisë ky raport ishte edhe më i ulët. Në vitin 2027 birra e importit zyri 50 për qind të tregut.Birra e importit e konkurroi birrën vendase për shkak të kostove më të lira të prodhimit.Burimet nga tregu pohuan se gjatë vitit të kaluar për secilin operator prodhimi ra nga 8 deri 10% krahasuar me 2023.
Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptarë po paguajnë dyfishin e akcizës së birrës. Ndryshimi i akcizës rriti edhe 22% kostot e prodhuesve, që prej kohësh vuanin shtimin e kostove nga shtrenjtimi i lëndës së parë të birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e rrogave të punonjësve.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.
Nga mospërballimi i kostove për gati 3 muaj në 2023, disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin. Ndërsa në fund të 2024-s fabrika e birrës Stela e themeluar që në vitin 1994, për shkak të humbjeve financiare dhe vështirësive për të mbuluar kostot operacionale pas rritjes së akcizës, u shit te kompania e importit të pijeve “Eurolab Internacional Grup”.
Prezenca e lartë e birrave të huaja po shtohet nga viti në vit, pasi çmimet e shitjes së birrës së importit janë më të lira sesa prodhimi vendas.
Në supermarkete çmimi për kanoçe birrë vendase varion nga 95 deri 100 lekë kundrejt 79 deri 89 lekë për kanoçe që shitet birra e importit. Për shkak të kostove të larta, veçanërisht nga rritja e akcizës e kemi të pamundur të konkurrojmë në çmime.
Me nisjen e sezonit turistik nuk pritet të këtë rritje të ndjeshme të kërkesës, pasi prodhuesit vendas nuk janë në gjendje të përballojnë konkurrueshmërinë në çmime nga kostot e larta të akcizës.
Rritja e konusmit për shkak të turzimit në shumë artikuj ushqimorë në vend që të nxisë prodhimin ka rritur importet, duke bërë që një pjesë e madhe e të ardhurave nga turizimi të rikthehen jashtë për blerjen e mallrave.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0