Nëndrejtori i ISSH, Ali Emini deklaroi se shpërblimet për festat e fundvitit do të përfitojnë disa kategori të pensionistëve.
Në një intervistë për News24 Emini theksoi se ndër personat që përfitojnë janë ata që kanë pensione të parakohshëm, invalidët, ish-punonjësit e industrisë ushtarake. Nga ana tjetër ai bëri të ditur se shpërblimi do jetë në masën e 2 mijë lekëve të reja.
“Shpërblimet për fundvit janë për disa kategori. Përfitues janë personat me pension të parakohshëm, ata që marrin pension invaliditeti si dhe ish-punonjësit e industrisë ushtarake. Shpërblimi kap vlerën e 2 mijë lekëve të reja,” pohoi Ali Emini. Sakaq, përfitues në total që përfitojnë shpërblimet e fundivitit janë 607 mijë pensionistë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto