600-fishohen faqet pornografike gjatë pandemisë, mbyllja shtoi kërcënimet te fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri - Business Magazine Albania

600-fishohen faqet pornografike gjatë pandemisë, mbyllja shtoi kërcënimet te fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri

Shqipëria është një vend që ka përqafuar teknologjinë prej vitesh, por viti 2020, i cili u shoqërua edhe me një prej ngjarjeve më të papritura për të gjithë botën, pandeminë COVID 19, solli një tablo të ndryshme nga vitet e tjerë, përsa i përket përdorimit të internetit në Shqipëri.

Numri i faqeve të raportuara të pornografisë me fëmijë ka shënuar një shifër rekord prej 6273 faqe , ose një  600-fishim të tyre, krahasuar me një vit më parë, raporton ISIGURT.AL, Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt.

40% të rasteve të faqeve pornografike, videove apo edhe imazheve me të njëjtën përmbajtje janë me fëmijë shqiptarë, ndërsa mbi 60% e rasteve të pornografisë me fëmijë i përkasin fëmijëve jo shqiptarë, por të aksesueshme nga fëmijët dhe adoleshentët në vend.

Mosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga incidentet në internet është grup-mosha 15-17 vjeç, e cila përbën rreth 40% të të gjithë ankimeve të ardhura në Platformë. Mbyllja e detyruar e fëmijëve dhe të rinjve dhe vendosja e tyre përballë një interneti ende të pasigurt, krijoi përgjatë vitit 2020 solli rritje galopante të faqeve pornografike dhe përdorimit pa kriter të platformave gjigande të internetit.

Një tjetër gjetje e këtij  raporti  është se faqet shqiptare kanë shënuar një rritje drastike përsa i përket përdorimit të materialeve të papërshtatshme, të cilat kërcënojnë dhe rrezikojnë fëmijët dhe të rinjtë në përdorimin e internetit. Krahasuar me një vit më parë, ku nga raportimet këto faqe ishin pothuaj zero, këtë vit ato janë rritur në masën 8%.

Siç duket nga të dhënat e raportit pandemia “ekstremizoi” dhunën seksuale, pornografinë dhe kërcënimet te fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri. Por përsa i përket shtrirjes gjeografike të raportimeve të ngacmimeve, dhunës seksuale, pornografisë dhe shfrytëzimit të fëmijëve në internet, qytetet si Durrësi, Korça, Pogradeci, apo edhe Gjirokastra bëjnë pjesë në ato qytete, të cilat duken se nuk raportojnë ende në pjesë të konsiderueshme rastet e problematikave që hasin fëmijët dhe adoleshentët në internetMosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga përdorimi i internetit të pasigurt mbetet mosha 15-17 vjeç, e cila përfshihet në masën 40% të saj.

Ndërkaq vihet re se Instagrami paraqitet si platforma më me shumë incidente të raportuara ndaj fëmijëve dhe të rinjve me 52%, e ndjekur nga Youtube dhe Facebook me 17% dhe 15%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0