6 veprimet që duhet të bëni për të shpëtuar biznesin tuaj

6 veprimet që duhet të bëni për të shpëtuar biznesin tuaj


Këtu janë veprimet që rekomandohen të keni parasysh gjatë 90 ditëve të ardhshme, ndërkohë që drejtoni biznesin tuaj në krizën aktuale të shkaktuar prej COVID-19.

1. Kontrolloni fuqimisht atë që mundeni. Injoroni me forcë atë që nuk mund të kontrolloni

Kjo mund të jetë pika më e rëndësishme, por vini re se ekzistojnë dy gjëra në këtë çështje. Më shumë se kurrë, do t’ju duhet të luftoni për gjërat që janë nën kontrollin tuaj. Ju nuk mund të kontrolloni ekonominë, por ju mund të kontrolloni shërbimin e klientit. Ju mund të jeni të parët në rradhët e bankës.

Gjithashtu, gjatë peridhës së stresit, është shumë e rëndësishme të mos i ushtroni presion vetes për gjërat që janë jashtë kontrollit tuaj. Në fund të fundit, ju duhet të bëni atë që mundeni dhe ta disiplinoni veten duke injoruar atë që nuk mund ta kontrolloni. Kjo mund të fillojë duke mos ndjekur çdo lajm, që transmetohet.

2. Ruani moralin e punonjësve

Kur ishit fëmijë, si ndiheshit kur mami dhe babi grindeshin me njëri-tjetrin për faturat, apo ndonjë gjë tjetër? Është e rëndësishme të jeni i sinqertë me punonjësit për gjendjen tuaj financiare, por ju duhet t’i udhëhiqni njerëzit në atë mënyrë që ata të kenë besim se jeni i aftë t’i përballoni gjërat.

Lexoni: Sigal kombinon paketat e sigurimit me shërbimin telemjekësor TeleDoc

Edhe nëse keni vetëm tre ose katër punonjës, ju jeni një gjeneral i ushtrisë suaj, kështu që duhet të keni një sens kontrolli. Tani ka shumë panik, dhe ju nuk keni luksin të jeni një nga njerëzit që panikojnë.

3. Kurseni paratë aty ku mundeni

Tani për tani, motoja juaj duhet të jetë: Jetoni për të luftuar një ditë tjetër. Tani është një kohë e mirë për të parë regjistrin tuaj të shpenzimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e tepërta, që kanë të gjitha bizneset. Sidoqoftë, jini të kujdesshëm me shpenzimet që lidhen me njerëzit.

Shumë njerëz duhet të pushojnë punonjësit, por është e rëndësishme të mendoni një plan afatgjatë.  Nëse keni aftësinë të jeni besnikë ndaj punonjësve, ata nuk do ta harrojnë atë kur të keni nevojë për ta. (Në fakt, disa do ta harrojnë atë, por injorojnë ata njerëz.)

4. Jini të parët në rradhë

Nëse po aplikoni për një kredi ose ndihmë qeveritare, qëndroni të parët në rradhë. Flisni dhe jini aktivë me bankën sepse ata nuk do të jenë. Bankat kanë problemet e tyre tani.

Lexoni: Shoqatat e agrobiznesit i kërkojnë masa lehtësuese ministrit të Bujqësisë

5. Kthehuni përsëri tek bazat – duke filluar me përqendrimin tek shërbimi i klientëve

Kjo këshillë mudn të tingëllojë e thjeshtë, por se është e rëndësishme. Sipërmarrësia ka të bëjë me konkurrencën, dhe ju duhet të bëni më shumë konkurrencë për shërbimin e klientit. Shumica prej nesh pretendojnë se janë të mirë në shërbimin e klientit, por e vërteta është, të gjitha bizneset mund të bëjnë më mirë. Dhe shërbimi ndaj klientit është diçka që mund ta kontrolloni patjetër.

6. Përshtateni produktin ose shërbimin me kushtet e reja

Mendoni për gjërat që mund të përfshini në strategjinë tuaj edhe nëse janë gjëra të vogla. Ato mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në këmbë në këtë situatë të vështirë.

“Kur isha fëmijë, ne ndonjëherë nuk kishim ushqim të mjaftueshëm. Na mbaronte shpesh qumështi dhe stomaku më ngelej i zbrazët. Nëna ime ndonjëherë më pyeste gjatë atyre kohërave nëse doja “qumësht magjik” – qumësht që ajo do ta krijonte nga ajri. Më vonë, kuptova që ajo shkonte në bodrum dhe përziente pluhur qumështi me ujë”, shkruan Brian Hamilton për Inc.

Lexoni: Çfarë dinë shkencëtarët për koronaviurs deri më tani? A jemi të mbrojtur nëse infektohemi njëherë?

“Ndërsa unë nuk kam ndonjë qumësht magjik për ju, shpresoj që disa nga këto fjalë t’ju ndihmojnë. Bëni gjërat që mundeni. Jini të mprehtë. Këto gjëra zakonisht funksionojnë”, shton Brian.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0