6 Rregullat për "SHOPPING"

6 Rregullat për “SHOPPING”


E kush nuk ka qejf të bëjë shopping. Të gjithë përjetojmë një “gëzim” të madh në momentin që bëjmë një blerje të re. Qoftë ajo një blerje për veten, për shtëpine madje ka edhe nga ata njerëz, të cilët lumturohen edhe kur blenjë për të tjerët.

Por, nganjëherë ne pendohemi për blerjet që kemi bërë. Pse?! Sepse mund të ketë qenë një blerje e nxituar, ccka nuk është e mirë emocionalisht dhe ekonomikisht.

Prandaj për t’a evituar këtë situatë sa më shpesh mund të ndiqni këto 6 rregulla për një përvojë të suksesshme

  1. Gjithmonë bli masën tënde…

Ka patur raste kur të gjithë kemi blerë një rrobë në masë më të madhe ose më të vogël. Por, ne nuk e dimë asnjëherë se si do të jetë trupi jonë pas një jave apo qoftë edhe pas një viti. Prandaj duhet blerë gjithmonë masa që ne jemi në atë moment.

  1. Këpucët bliji gjithmonë gjysmë mase më të mëdha.

Të gjithë e dimë se si të vret në shpirt kur ke një palë atlete apo këpucë që i ke aq qejf, sepse janë aq të bukura, por nuk i vesh dot sepse të dërrmojnë këmbët. Prandaj sekreti qëndron tek këpuca që është gjysmë mase më e madhe. Një hapsirë e bollshme që këmba të ketë lirshmëri, por në të njëjtën kohë jo të duket sikur i ke këpucët të marra borxh. Në këtë mënyrë këpucët e tua kanë edhe një jetëgjatësi më të madhe në garderobën tënde.

  1. Mendoje mirë blerjen para se t’a paguash atë.

Nuk duhet të nxitohemi asnjëherë kur vjen puna tek blerjet. Duhet të mendohemi mirë para se t’a blemë një produkt dhe të pyesim veten: “Kam me ccfarë t’a vesh?”; “A do më hyjë në punë?”; “A është diccka që do i mbijetojë kohës dhe unë do mundem t’a vesh edhe në kohë të tjera?”…Dhe më pas nëse përgjigjet janë PO, atëherë ke në dorë një blerje të mirë, por nëse je duke e blerë diccka thjesht sepse është trendi apo sepse e ka dikush tjetër, atëherë duhet të ndalosh, t’a vendosësh produktin atje ku e gjete dhe rrugën për tek kasa t’a lësh për një herë tjetër.

  1. Mos e ki dorën me vrimë.

Kjo shprehje aq sa duket sikur të bën për të qeshur, aq e vërtetë është. Njeriu nuk duhet të harxhojë shuma të mëdha parash, duke kaluar limitet gjatë shopping-ut. Duhet të nisesh gjithmonë me një ide se për ccfarë po shkon nëpër dyqane dhe se ccfarë do të blesh. Ndryshe do të përfundosh me borxhe kundrejt bankave dhe askush nuk e do një gjë të tillë.

  1. Tregohu i sinqertë me veten.

Veten nuk duhet t’a gënjejmë asnjëherë dhe kjo gjë duhet bërë edhe kur vjen puna tek blerjet. Nuk duhet të bëjmë blerje vetëm, sepse “janë në modë”. Duhet të blemë veshje, të cilat na përshtaten mirë dhe na bëjnë të dukemi bukur. Nuk duhet blerë një fustan, sepse i rri mirë Chiara Ferragnit apo një kostum sepse i rri mirë Mariano Di Vaios. Në qoftë se jeni duke blerë për këtë arsyë, atëherë jeni duke bërë një gabim të madh.

  1. Ndiqni gjithmonë uljet.

Nganjëherë gjërat më të bukura gjenden kur nuk i pret. Zakonisht kur fillon sezoni i uljeve, njerëzit ccmenden. Shkon nëpër dyqane dhe shikon pirgje rrobash të hedhura njëra sipër tjetrës, por diku, andej nga fundi të zë syri disa pjesë të lezetshme. Të duken akoma edhe më shumë të tilla në momentin që e di që janë me ulje. Dhe “voila”, ti sapo krijove një veshje, e cila është e ndërtuar nga produkte, 30%; 40% deri në 50% më lirë. Koleksioni i ri është vërtet i bukur, por pa merak se dhe ai do vijë një moment që do të bëhet me ulje.

Shkruar nga Kostandin Feshti

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0