6 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1004.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, ndërsa në total 795 e të infektuarve janë shëruar. Eugena Tomini, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë përkatësisht 4 në Tiranë dhe 2 në Shkodër. Të gjithë të infektuarit e rinj janë raste kontakti të pacientëve të mëparshëm.
Në 24 orët e fundit janë testuar 146 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1004 të infektuar,
– 32 viktima;
– 795 të shëruar,
– 177 të infektuar aktivë.
Në spitalin e Infektivit, aktualisht po marrin shërbim 16 pacientë, 4 prej tyre janë në terapi intensive.
Lexoni: Edi Rama prezanton masat e reja lehtësuese
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 25 maj është:
– Tiranë, 59 pacientë aktivë,
– Durrës, 53 pacientë aktiv,
– Krujë, 27 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 4 pacientë aktivë,
– Elbasan, 1 pacient aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto