6 Markat që përdorën vdekjen e muzikantit Prince për të promovuar veten - Business Magazine Albania

6 Markat që përdorën vdekjen e muzikantit Prince për të promovuar veten


Të famshëm dhe fansa nga e gjithë bota i kanë bërë honorare Prince, superyllit të popit, pasi publicisti i tij konfirmoi vdekjen e tij në moshën 57-vjeçare të Enjten mbrëma.

Por markat, të cilat u përpoqën të merrnin pjesë në “zi”, u munduan të shprehin ngushëllimet e tyre në mënyrë të ndjerë. Disa dështuan, duke i kthyer fjalët e ngushëllimit në reklama, duke u përballur kështu me zemërimin e internetit.

Me rrjetin e mediave sociale që tani përbën një pjesë të madhe të skemës së marketingut të brandeve të mëdha, reagimet ndaj lajmeve të një impakti të tillë janë kyçe.

Por dy kompani dështuan kaq keq në cicërimëat e tyre, saqë ato u fshinë nga llogaritë e tyre në Twitter. Ja cilat brande e përdorën imazhin e të ndjerit Prince për vetëpromovim:

1. Cheerios

Marka e çerealeve i tregoi botës se asaj “ia ndjente” për vdekjen e Prince me vendosjen e kujdesshme të produktit të tyre dhe një titulli të thjeshtë #prince.

Markat-që-përdorën-vdekjen-e muzikantit-Prince-businessmag
Cicërima u fshi pasi fansat filluan të talleshin me markën dhe ta fajësonin për përdorimin e vdekjes së këngëtarit në avantazhin e tyre.

Një reagim nga njëri prej fansave përmbante këtë tekst: “Imagjino të të dërgojë Cheerios këtë pas vdekjes së babit tënd.”

2. Hamburger Helper

Një cicërimë nga Hamburger Helper, një markë amerikane e paketimit të ushqimit, gjithashtu u fshi pasi marka vendosi maskotën e saj në tekstin e dedikuar.

Markat-që-përdorën-vdekjen-e muzikantit-Prince-businessmag
Duke komentuar për cicërimat e Cheerios dhe Hamburger, Alfred Maskeroni, dizenjator dhe contributor në AdWeek, tha se të dyja reklamat vuanin nga “një prezencë e madhe e markës.”

“Postimi i Cheerios duket si një reklamë, dhe Hamburger Helper postoi në mënyrë të shpenguar dhe të pavend maskotën e brandit në tekst,” ka shkruar Maskeroni në AdWeek.

3. 3M dhe logo e TV

Kompania 3M, një firmë shkencore globale e njohur më parë si Minnesota Mining and Manufacturing Company, i bëri gjërat e thjeshta. Ajo cicëroi logon e saj të ngjyrosur në violet dhe shtoi një lot.

Markat-që-përdorën-vdekjen-e muzikantit-Prince-businessmag

E njëjta gjë ndodhi edhe me logon e TV-së.

Markat-që-përdorën-vdekjen-e muzikantit-Prince-businessmag

 

4. Getty Images

Getty Images, një agjenci fotosh, postoi një foto të Prince por shtoi gjithashtu një link për fotot e këngëtarit të disponueshme për shitje në website-in e saj.

Markat-që-përdorën-vdekjen-e muzikantit-Prince-businessmag
Përdoruesit nuk ishin të lumtur me vetëpromovimin e Getty dhe thanë se agjencia e fotove “po nxirrte fitime mbi vdekjen” duke përdorur Prince “për të shitur disa fotografi.”

5. Lenovo

Lenovo, një kompani teknologjike kineze, nuk postoi logon e saj ose ndonjë foto. Ajo më mirë se të bënte këtë, krahasoi vlerat e kompanisë me ato të Prince.

Markat-që-përdorën-vdekjen-e muzikantit-Prince-businessmag

 

6. Pornhub

Website pornografik jo vetëm që postoi foto por gjithashtu ndryshoi logon e tij. E përshtatshme?

Markat-që-përdorën-vdekjen-e muzikantit-Prince-businessmag

“Si një markë me origjinë nga Minnesota, Cheerios kërkonte të bashkohej në humbjen e muzikantit legjendar të qytetit tonë. Por shpejt vendosëm se nuk donim që cicërima të keqinterpretohej, dhe e hoqëm për respekt të Prince dhe zisë,” është shprehur në lidhje me postimin një zëdhënës për pronarin e Cheerios, General Mills, raporton “Independent”.

Një zëdhënës për kompaninë 3M tha se ata krijuan një “një vepër të veçantë arti” për të njohur arritjet e ikonës legjendare të Minnesotas, “Ne e përdorëm veprën e artit në disa prej kanaleve të mediave tona sociale vetëm gjatë ditës së Enjte,” ka thënë kompania 3M.

 

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0