6 gjuhët që duhet të mësojë çdo biznesmen - Business Magazine Albania

6 gjuhët që duhet të mësojë çdo biznesmen


Të jesh një biznesmen global në ditët e sotme duhet të përqafosh kultura të reja dhe kjo fillon nga mësimi i gjuhëve të shteteve që ju bëni biznes. Ky veprim ndihmon të zhvillosh marrdhënie  më të ngushta me bashkëpuntorët e huaj dhe rrit nivelin e të bërit biznes. Më poshtë mund të gjeni 6 gjuhët më të nevojshme që një biznesmen global duhet të mësojë: 

1. Spanjisht 

Të mësosh spanjisht të ndihmon të komunikosh me një pjesë të madhe të popullsisë botërore. Ekonomitë me potencial më të madh si Meksika, Argjentina, Kili, Peruja, Kolumbia dhe Venezuela flasin gjuhën spanjolle. Kjo gjuhë të ndihmon të bësh biznes me komunitetin e madh hispanik në Amerikë dhe Spanjën në veçanti. Komuniteti hispanik në SHBA ka një fuqi blerëse më shumë se $ 1 trilion.

2. Portugalisht 

Dy shtetet që flasin portugalisht janë Brazili dhe Portugalia. Brazili është një nga shtetet me zhvillimin më të shpejtë ekonomik dhe ky treg  po shndërrohet në një nga më të mëdhenjtë në botë. Me një popullsi të madhe, burime natyrore të shumta dhe një rritje të komunitetit teknologjik , mësimi i portugalishtes do të ndihmojë çdo biznesmen të njohë më mirë tregun vendas.

3. Kinezçe 

Në Kinë fliten gjuhë të ndryshme dhe varet në çfarë zone do të bëni tregti dhe biznes për të përzgjedhur gjuhën që doni të flisni. Gjuha Mandarine flitet nga 1.1 miliard kinezë dhe kjo e bën gjuhën amtare  më të folur në botë. N.q.s zgjidhni të bëni biznes në Shangai, gjuha Wu është më e përdorura. Ajo flitet nga 80 milionë kinezë dhe kjo zonë tregtie ka një popullsi sa e Gjermanisë.

4. Rusisht 

Rusia ka një treg prej 150 milion njerëzish dhe ka burime natyrore të shumta. Sektori i IT-së ka një zhvillim të vrullshëm kohët e fundit. Gjuha ruse flitet mirë dhe në ish vendet e Bashkimit Sovjetik dhe në total numri i njerëzve që flasin rusisht shkon në 300 milion. Gjithashtu mund të shijoni Tolstojin dhe Dostojevskin në gjuhën origjinale.

5. Arabisht 

Arabishtja është gjuha e pestë më e përdorur në botë.  Me qindra milion banorë flasin arabisht. Bota arabe është një treg i ri për sa i përket kulturës online dhe e shndërron atë  në një potencial të madh ekonomik. Biznesmenët që do flasin këtë gjuhë do jenë një hap para të tjerëve  për sa i përket kontratave ekonomike.

6. Gjermanisht 

Gjermania është ekonomia e parë e Europës dhe një ndër ekonomitë më të forta në botë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të thuhet për përparësinë e kësaj guhe.

Të mësosh një gjuhë të huaj kërkon kohë dhe energji, por të krijon shumë mundësi të reja për sa i përket zhvillimit të biznesit, n.q.s ai shtrihet përtej kufijve.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0