6 Filma frymëzues që çdo sipërmarrës duhet t'i shikojë

6 Filma frymëzues që çdo sipërmarrës duhet t’i shikojë


Një sipërmarrës i ngarkuar me punë, duhet të gjejë kohë për të pushuar e relaksuar. Qoftë dhe për dy orë e gjysmë, pa e lënë punën të ndërhyjë. Ne të gjithë meritojmë një mundësi për t’u frymëzuar e për t’u rimbushur me energji. Për mua funksionojnë filmat, dhe historitë personale të njerëzve të suksesshëm. Gjej atë që funksionon më mirë për ty.

Ndërkohë këto janë disa sugjerime filmash që vërtet ja vlejnë të shihen.

  1. “RBG”

RBG është një dokumentar i vitit 2018 për jetën dhe karrierën. Personazhi kryesor është Ginsburg dhe ju mësoni më shumë për të, madje do të shihni dhe pjesë nga trajnimi me instruktorin e saj personal, që është diçka fenomenale. Një film që flet për jetën e Ruth, një avokate e fuqishme e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, dhe influencës e së ëmës. Mesazhet e këtij filmi lidhen me miqësine dhe respektin, diçka që rrallë ndodh me kolegun e punës.

Lexoni: 17 thënie frymëzuese nga Ruth Bader Ginsburg

  1. “Hidden Figures”

Filmi është publikuar në vitin 2016 dhe flet për historinë e suksesit të një femre amerikano-afrikane, matematiciene e cila punoi për NASA. Një film që na bën të kuptojmë se duhet ta rrethojmë veten me mendjet më të ndritura.

  1. “The Post”

The post, një film që ju mëson më shumë rreth punës së një gazetari dhe fuqisë për të ruajtur pushtetin. Këshillë nga sipërmarrësit: Bëjeni leximin e gazetave pjesë të rutinës suaj, sepse të jesh i informuar është gjithmonë mirë.

  1. “Queen of Katwe”

Jeta e një vajze nga Uganda e cila kalon pengesa të shumta për t’u bërë një kampione shahu. Penny, e cila është gjithmonë gati për lojë, çfarëdo qoftë ajo, mëson shah dhe merr dhuratë një tabelë shahu për ditëlindje. Një film i tillë mund t’ju bëjë të kujtoni fëmijërinë.

  1. “Mulan”

“Mulan”, një film i animuar por frymëzues. Jo vetëm për fëmijët, por dhe për ju.  Mulan është e jashtëzakonshme, ajo është një luftëtare. Përralla e një vajze kineze, e cila shkon në luftë për të shpëtuar të atin nga detyra, është për vajzat dhe djemtë që janë lodhur me princeshat e Disney. E kush nuk do të ndihet si luftëtar gjatë ditëve të punës?

Film bonus: Sugjerojmë gjithashtu “Persepolis”, versioni i filmit të një kujtimi grafik të një vajze iraniane të zgjuar dhe të hapur që po rritet gjatë Revolucionit Islamik.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0