51% e popullsisë e rrezikuar nga varfëria në Shqipëri. Qeveria premton rritje të ndihmës ekonomike - Business Magazine Albania

51% e popullsisë e rrezikuar nga varfëria në Shqipëri. Qeveria premton rritje të ndihmës ekonomike

Shqipëria është në vendin e parë në Europë për rrezikun nga varfëria dhe përjashtimi social shprehet Eurostat në një prej publikimeve të saj.

Është rreth 51% e popullsisë që rrezikohet nga ky status, ndërsa mesatarja e BE-së qëndron në nivelin 21.2%.

Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si kushtet e jetesës, fëmijët në ngarkim të kryefamiljarit, niveli i arsimimit të prindërve dhe intensiteti në punë.

Kjo përmendej edhe në progresraportin e fundit të BE-së, e cial I kërkonte vendit tonë të merrte më shumë masa për të mborjtur shtresat sociale në nevojë si dhe të zgjeronte politikat e saj sociale.

Lexo edhe: Konfindustria kundër akcizës së gazit të lëngshëm dhe heqjes së rimbursimit për industritë

Nga krahu tjetër në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministraj Delina Ibrahimaj ka theksuar se do të dyfishohet ndihma ekonomike, ndërsa foli për rritje pensionesh me rreth 5%.

“Do të kemi rritje prej 10% të masës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër do të dyfishohet ndihma ekonomike për të gjitha familjet që janë me 3 ose më shumë fëmijë ku përfitojnë rreth 15 mijë familje. Këtu brenda përfitojnë trefishim të ndihmës ekonomike 675 gra të dhunuara dhe të trafikuara dhe 670 fëmijë jetimë nën 18 vjeç.

Sa i përket pensioneve nëse do të shtojmë indeksimin me normën e inflacionit që i bën bazës së rritjes së çmimeve dhe kësaj rritjeje tjetër, mesatarisht rritja e pensioneve në vit shkon rreth 5%”” – u shpreh ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0