500 shkencëtarë nënshkruajnë Deklaratën e Urgjencës për Klimën - Business Magazine Albania

500 shkencëtarë nënshkruajnë Deklaratën e Urgjencës për Klimën

Qindra shkencëtarë nga e gjithë bota kanë nënshkruar një deklaratë urgjente, duke kërkuar nga liderët botërorë dhe politikëbërësit të “veprojnë tani dhe shpejt” për ndryshimet klimatike. Deklarata e Dartington-it paralajmëron se njerëzimi do të futet në “zonën e rrezikut” nëse emetimet e gazrave serrë nuk ulen përgjysmë deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2010 dhe nuk arrijnë neto-zero deri në vitin 2050.

Koordinuar nga Universiteti i Exeter-it dhe WWF UK, deklarata vjen pas ‘Raportit Global mbi Pikat Kritike të Klimës 2025’, i cili paralajmëroi se Toka ka arritur tashmë pikën e parë katastrofike të klimës për shkak të “shkatërrimit të paprecedent të shkëmbinjve koralorë”. Aktualisht, dokumentin e kanë mbështetur 583 shkencëtarë dhe 579 mbështetës të tjerë me doktoraturë ose grada të larta akademike.

Deklarata thekson: “Nëse presim, do të jetë shumë vonë. Politikat dhe shoqëria civile duhet të bashkohen për të parandaluar pikat e tjera të dëmshme dhe për të shfrytëzuar mundësitë e pikat pozitive. E ardhmja e planetit varemi nga veprimet tona tani dhe vitet e ardhshme.

Ajo kërkon një ulje të paprecedent të emetimeve globale të gazrave serrë, një ndryshim që është i pamundur pa një kalim të shpejtë larg karburanteve fosile. Sipas OKB-së, karburantet fosile janë kontribuesi kryesor i ndryshimeve klimatike, duke përbërë rreth 68% të emetimeve globale të gazrave serrë dhe gati 90% të emetimeve të dioksidit të karbonit.

Lexo edhe: Shqipëria hedh për konsultim publik ‘Planin Kombëtar për Përshtatjen Klimatike 2026-2036’

Deklarata nxit gjithashtu përhapjen e shpejtë të teknologjive dhe praktikave të heqjes së karbonit nga atmosfera, duke mbrojtur dhe rikuperuar “burimet” natyrore të karbonit si pyjet. Nëse këto burime degradohen , ato mund të lëshojnë përsëri karbon në atmosferë, siç ka ndodhur në pjesë të Amazonës dhe pyjeve në Afrikë dhe Azinë Juglindore. Tokat po ashtu janë një depo e madhe karboni, duke ruajtur mbi 2,800 gigatona karbon në metrin e parë të sipërfaqes, por degradimi aktual rrezikon të lëshojë 4.81 miliardë ton CO₂ çdo vi,   i njëjti nivel si emetimet vjetore të SHBA-së.

Deklarata nxit liderët botërorë të fokusohen edhe tek “pikat pozitive të kthesës”, që mund të përshpejtojnë kalimin drejt teknologjive dhe sjelljeve me karbon të ulët, duke ndihmuar që të mos tejkalohet kufiri prej 1.5°C i Marrëveshjes së Parisit. Një shembull është ulja e çmimit dhe përhapja e shpejtë e energjisë diellore dhe sistemeve të magazinimit të baterive.

Deklarata e Dartington-it është një thirrje e qartë: bota duhet të veprojë urgjentisht për të parandaluar katastrofat klimatike, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të nxitur transformime pozitive dhe të qëndrueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0