500 mld dollarë për AI, Trump njofton...

500 mld dollarë për infrastrukturën e AI në SHBA, Trump njofton fillimin e partneritetit

Një tjetër hap për teknologjinë. Tre firmat kryesore të teknologjisë kanë njoftuar krijimin e një kompanie të re, të quajtur Stargate, me qëllim rritjen e infrastrukturës së inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, CEO i SoftBank, Masayoshi Son dhe kryetari i Oracle, Larry Ellison së bashku me Presidentin Donald Trump dolën në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë krijimin e kompanisë. Sipas Presidentit të ri, ky është “projekti më i madh infrastrukturor për AI në histori”.

Kompanitë do të investojnë 100 miliardë dollarë në fillimin e projektit, me plane për të investuar deri në 500 miliardë dollarë në Stargate në vitet e ardhshme.  Ky projekt do të sjellë edhe rreth 100,000 vende pune.

Stargate do të ndërtojë “infrastrukturën fizike dhe virtuale për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të AI”, duke përfshirë qendrat e të dhënave në të gjithë vendin. Ellison tha se projekti i parë i grupit, prej 1 milion metrash katrorë, është tashmë në ndërtim e sipër në Teksas.

Kanë qenë drejtuesit e inteligjencës artificiale që kanë kanë dhënë alarmin se nevojiten më shumë qendra të të dhënave për të fuqizuar ambiciet e tyre për inteligjencën artificiale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0