5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve

5 Restorantet më të mira në Tiranë, sipas të rinjve


Kur flasim për drekat e darkat jashtë shtëpisë shpesh mendojmë se vlerësimet më të mira vijnë nga njerëz me përvojë e që i vizitojnë shumë restorantet. Por mediat sociale, e në veçanti Instagrami kanë bërë që edhe të rinjtë të shikojnë me vëmendje restorantet në kryeqytet. Në vëmendje të tyre janë kryesisht restorante të tendencave të reja, shumë të ndryshme nga njëra tjetra, me origjinalitet në pjatat e servirura dhe shërbimin.

Duke u bazuar tek niveli i ndjekësve në mediat sociale dhe preferencat e të rinjve në Tiranë, një prej të rinjve Kostandin Feshti sjell 5 restorantet më të mirë  e “trendy” që vlerësohen nga të rinjtë.

Shkruar nga Kostandin Feshti

Fusha e kulinarisë është një treg i madh, i gjerë dhe i preferuar shumë nga njerëzit, si në rolin e klientit, ashtu dhe në rolin e të punësuarit. Në vendin tonë gjithmonë ka pasur restorante, ambjente ku mund të shkojë dhe të kalojë një fundjavë të këndshme me familjen tënde. Do porosisje biftekun, patatet e furrës, sallatën e fshatit dhe më pas do të paguaje faturën e të largoheshe i kënaqur.

Por, më vonë u hap instagrami dhe me këtë rrjet social mentaliteti dhe perceptimi i shumë shqiptarve, më së shumti i të rinjve ndryshoi për sa i përket restoranteve në vend dhe mënyrës së të ushqyerit.
Dolën trendet e të qënit një vegan, e të ushqyerit me gatime “si të gatuara në shtëpi”, pjatat e mëdha me nje porcion të vogël dhe shumë prej nesh i përqafuan e i pranuan këto risi në vendit tonë.

Thonë që pavarësisht çdo gjëje, dashuria vjen nga stomaktu. Këto 5 resorante e kanë përvetësuar këtë shprehje duke e bërë moto të biznesit të tyre:

-PASTARIA
-VEGGIES TIRANA
-VITA 99″ Barbecue&Pizza
-ITALIANS
-TE DU KTU

Ajo që i bën këto ambiente më të preferuarit në kryeqytet është vëmendja që ato kanë treguar kundrejt çdo gjëje. Janë detajet e vogla ato që krijojnë diçka të madhe e të bukur. Që nga dekori mikpritjes, stafi i kulturuar dhe i sjellshëm e deri tek gatimet perfekte, që të bëjnë të harrosh të gjitha problemet e tua.


PASTARIA, është një restorant i vogël, i hapur para 1 viti, i specializuar në gatimin e pastave, sipas mënyrës tradicionale italiane. Kamarierët të ulin në një tavolinë dhe të ofrojnë një menu, nga e cila ti mund të zgjedhësh llojin e makaronave që dëshiron, të shërbyera me salcën që ti dëshiron. Kjo mënyrë prezantimi dhe shërbimi nuk është shumë e përdorur në qytetet tona, dhe kjo e bën “PASTARIA” një restorant, i cili të vlerësohet e të frekuentohet edhe më shumë.


VEGGIES TIRANA, Ky ambient i vogël, i vendosur në një prej rrugëve kryesore të ish Bllokut, ofron një gamë të madhe ushqimore, menu të larmishme, me fokus gatimet vegane.
Hapja e tij vlerësohet si një “Breath of Fresh Air”, pra një risi e bukur. U be akoma edhe më e bukur, në momentin që filloi të ofronte menu të personalizuara, të cilat të vinin aty ku ndodheshe.


VITA 99″ Barbecue&Pizza, është ai guri i çmuar, për të cilin jo shumë dinë, por kjo ndodh vetëm me ata që janë më të mirët, sepse në momentin që je më i miri rekomandohesh. Një restorant i fokusuar mbi gatimet italiane. I njohur për ngrohtësinë që ai ambient të fal, është kthyer në një krye qendër të fundjavave të kaluara në qytet. E gjitha falë pjatave të bollshme dhe shijeve autentike e të fresketa si në pica edhe në pjatat e mishit, apo sallatrat.

 


TE DU KTU, është hapur së fundi, por sipas të rinjve i ka bërë vend vetes në fushën e egër të kulinarisë në kryeqytet. Gatimet “si në shtëpi” kanë marrë vëmendje. Një pjesë të madhe të kësaj fame e kanë gatimet e restorantit “TE DU KTU”. Ambienti i vogël, i cili të bën të ndihesh sikur po kalon një drekë në shtëpinë tënde, i ka ofruar këtij restoranti një vend në listën e të parapëlqyerve në Tiranë. Pjatat e tyre, që sa të shëndetshme, aq edhe të shijshme e kanë kthyer këtë lokacion në një pikë-takim për shumë njerëz, të cilët duan të kalojnë një kohë të mirë në shoqërinë e një gatimi shumë të mirë.

ITALIANS, është një nga perlat e kuzhinës italiane në kryeqytet. Kjo si pasojë e Shefit italian të kushinës, i cili çdo pjatë e gatuan me dashuri, një ndjenje e cila e bën ushqimin edhe më të pëlqyeshëm. Restoranti është i menduar të përdoret në çdo stinë. Ambienti i jashtëm që është një oaz qetësie në stinën e nxehtë të verës dhe ambienti i brendshëm, i cili të ben të ndihesh në mes të Toskanës, në stinën e ftohtë të dimrit.

Këto 5 restorante, nuk janë më të pëlqyerit sepse ndjekin trendet apo janë vende të bukur për foto. Janë më të pëlqyerit falë origjinalitetit, falë autencitetit që ata përcjellin në këtë fushë biznesi, dhe falë përkushtimit në lidhje me përmirësimin e tyre, çdo ditë. Që nga pjatat, mënyra e shërbimit e deri tëk dekori.

Këto restorante po u mbijetojnë kohës dhe kritikave, sepse nuk kane dashur të ishin si të gjithe, nuk kanë ndjekur dhe kopjuar veprimet e të tjerëve, por kanë nisur diçka të tyren, diçka që e ndienin që do të fuksiononte, siç ka ndodhur me të vërtetë.

Pra, tregohuni vetvetja, jini origjinal në atë çfarë doni të krijoni dhe mos kini frikë, pasi të jesh autentik të bën të veçantë, dhe të qenurit i veçantë të bën të suksesshëm, e të qenurit i suksesshëm të bën ty një biznes të fortë për konkurencën dhe një mbajtës titujsh të merituar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0